Shenjat se ai kurrë nuk do të dashurohet në ty

  • 20 March 2018 - 15:39
Shenjat se ai kurrë nuk do të dashurohet në ty

KOMUNIKONI SIPAS KUSHTEVE TË TIJ

Vetëm atij kur i përgjigjet, si i përgjigjet atij. Do ta shikojë porosinë tuaj dhe e lë "seen", ju përgjigjet pas disa orëve dhe thjesht ju lë të prisni. Jo se nuk i pëlqeni, por nuk jeni prioritet për të. 

TË FSHEH NGA MIQTË

Një djalosh i dashuruar mezi pret t'ju prezantojë te miqtë e tij, e ai që nuk të dashuron nuk e sheh të domosdoshme.

TË INJORON NË RRJETET SHOQËRORE

Kur e shikon 'Facebook'-un e tij, duket se në fakt nuk je aspak e rëndë- sishme për jetën e tij? Nëse ndodh kjo, është e vërtetë. Askush nuk po thotë se secili status i tij duhet të ketë diçka me ty, por nëse ju bëhet se nuk ekziston aspak në jetën e tij, kjo është tregim i vërtetë i gjendjes reale. 

KURRË NUK TË PREZANTON SI VAJZËN E TIJ

Edhe pse "etiketat" lidhjen nuk e bëjnë më të mirë, nuk është normale që edhe pas lidhjes tuaj tash e disa muaj, ende nuk tregon ku jeni. Kjo është shenjë se po pret të kalojë në diçka më të mirë, se është koha të ecësh tutje. 

(Kosova Sot)