Vajza, këto gjëra nuk duhet t’i bëni kurrë për një burrë. Edhe nëse ai bën presion

  • 23 May 2018 - 20:43
Vajza, këto gjëra nuk duhet t’i bëni kurrë për një burrë. Edhe nëse ai bën presion

Pa marrë parasysh sa sa të dashuruara jeni, këto janë disa nga gjërat që asnjë grua nuk duhet të bëjë për partnerin e saj.

Këtu, pra, janë 4 gjërat që nuk duhet të bëni kurrë për një mashkull, pavarësisht se sa shumë të dashuruara jeni me të.

Të ndryshoni mënyrën se si visheni

Ndonjëherë, partneri juaj komenton se sa të ngushta janë ato xhinse dhe se si ju shohin meshkujt, shkruan ShkodraNews. Një burrë tjetër, nga ana tjetër, e do mënyrën tënde të të veshurit. Prandaj ju nuk keni për të ndryshuar mënyrën tuaj të veshjes për një mashkull…Mund ta kënaqni atë disa herë, por, në parim, ju duhet të mbani stilin tuaj personal.

Të ndryshoni sjelljet tuaja

Nëse jeni një person i lumtur dhe kjo e bezdis partnerin tuaj, kjo do të thotë se ai nuk ju pranon vërtet si jeni. Është një gabim i zakonshëm që bëjmë kur nisim një marrëdhënie.

Heq dorë nga gjërat që të bëjnë të lumtur

Edhe nëse jeni shumë e dashuruar dhe mendoni se nuk mund të jetoni pa partnerin tuaj, ndaloni dhe mendoni: para se të keni një marrëdhënie keni bërë mijëra gjëra dhe tani duhet të përpiqeni të bëni vetëm gjërat që i pëlqejnë atij. Kjo gjë është e gabuar, shkruan ShkodraNews. Ju duhet kohë për hobitë tuaja.

Të braktisni miqtë tuaj

Ne besojmë se ky është një nga gabimet më të rënda që bëjmë ne femra: heqja dorë nga miqtë për partnerin. Miqtë tanë kanë përjetuar krizat tona më të këqija dhe na kanë tharë lotët tanë. 

 

(Kosova Sot)