Roman dashurie:Si u dashurova në ty (30)

  • 15 October 2018 - 16:22
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (30)

"Nell, a do të martohesh me mua", zëri i Kyle-s më erdhi në vesh me fuqi të madhe. "Oh Zoti im, Kyle". Unë po mundohesha t'i kujtoj fjalët, ngase fuqia më kishte humbur. "Unë të dua, me të vërtetë të dashuroj, por…tani? Unë tani unë nuk e di. Nuk mundem…Ne mezi i kemi mbushur të tetëmbëdhjetat. Unë të dua, dhe do të tregoja se do të përcjell në Stanford. Babai mundet të më marrë në minutën e fundit…" Unë e lëkunda kokën time dhe i shtrëngova sytë e mi të mbyllur karshi zemrës dhe syve të lënduar të Kyle-s. "Prit…" ai drodhi kokën e tij, duke tërhequr unazën rrëshqitazi. "A po më thua se nuk pranon"? "Është shumë herët, Kyle. Nuk është se të dashuroj, është vetëm set…" Dyshimet më kishin pushtuar. Unë kurrë nuk do të dilja me dikë tjetër. Jo se kam dashur, apo ishte e nevojshme. Por, u ndjeva kaq e re, nganjëherë, madje kurrë nuk jam larguar as nga prindërit e mi për më shumë se një javë. Nuk jam larguar kurrë nga shtëpia. Kjo ishte hera e parë që jam larguar nga shtëpia pa ata. Kam dashur një përvojë në jetën time kam dashur të rritem pak. Nuk isha e gatshme për t'u martuar. Por nuk mund t'i thosha me gojën time. E tëra që mund të bëja ishte ta dridhja kokën time derisa lotët po më binin në tokë, që ngjasonin me një shi. E shtyva derën e hapur të veturës dhe dola ashtë, duke injoruar thirrjet e Kyle për t'u ndaluar. Isha bërë qull e tëra, por nuk e kisha fare problem. E kam dëgjuar Kyle prapa meje, duke më ndjekur. Unë nuk po ikja prej tij, por nga kjo situatë. U ndala, derisa takat e larta po më rrëshqisnin në rërën e lagur. "Unë nuk po mundem të kuptoj Nell", zëri i tij ishte i hollë dhe i ashpër nga emocionet, ndërsa që shiu kishte turbulluar fytyrën e tij dhe nuk e di nëse ishte shiu apo ishin edhe lotët e tij. "Unë mendova…Unë mendova se ky ishte hapi i ardhshëm për ne". "Po është, por ende jo", e fshiva fytyrën dhe e bëra një hap dhe ju ofrova. "Unë të dua. Me të vërtetë të dua. Të dashuroj me gjithë zemrën time, por nuk jam e gatshme për t'u fejuar. Ne ende nuk jemi të gatshëm për këtë. Ne jemi vetëm fëmijë. Porsa kemi përfunduar nga shkolla e mesme, disa muaj më parë". Kyle ishte ai që u kthye. Ai fshiu me pëllëmbën e dorës flokët e lagura. "Ti po flet sikur prindërit tanë, sikurse babai yt. E kam pyetur atë së pari, e di. Kjo është pse na kanë lënë të vijmë këtu. Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse jemi të gatshëm, dhe se kemi nevojë për më shumë kohë, ta përjetojmë jetën. Era po frynte fort, më shumë se kurrë. Një vetëtimë e madhe e ndriçoi qiellin, e më pas edhe një tjetër. Kjo vetëtimë na kaloi sipër kokës, e ndjeva këtë në stomakun tim, e më pas shiu binde sipër nesh, i ftohtë dhe thumbues. (Vijon)

 

(Kosova Sot)