Rrëfehet 34 vjeçari: Bëj seks me ish gruan time edhe pse është me dikë tjetër, por tani...

  • 20 March 2019 - 17:11
Rrëfehet 34 vjeçari: Bëj seks me ish gruan time edhe pse është me dikë tjetër, por tani...

Një 34 vjeçar ka treguar historinë e tij se si bën seks me ish gruan e tij, por që tani ka një problem.

“Kosova Sot” ua sjellë të përkthyer historinë e plotë:

E dashura DEIDRE: Megjithëse e kam bllokuar ish gruan time në telefon, ajo ende ia del të bie në kontakt me mua. Ne takohemi dhe bëjmë seks – dhe jam i hutuar. Ishim të martuar për 15 vite, më pas filloi të shkonte nëpër kafiteri dhe të bënte miq të rinj, përfshirë një tip me të cilin isha mik për  disa vite. Më pas ka vënë vath në hundë dhe vetull, që mendoja se ishte e çuditshme për një grua në moshën 38 vjeçe. Unë jam 34 vjeç dhe ish shoku, që është më i ri se unë, vë vath dhe tatuazhe të çuditshme. Gruaja ime po kalon gjithnjë e më shumë kohë me të dhe jam i sigurt se kishin një lidhje. Më pas ka dashur një pushim nga martesa jonë dhe më pas u shkurorëzuam. Unë ende e dashuroj por a mundet të funksionojë një lidhje pas kësaj? Gjithnjë më krahason me të.

Lexo edhe: Kur më kërkoj i dashuri im foto..., unë i dergova menjëherë sepse jom me mentalitet të Zvicrrës e jo si 'shqiptarkat' të shekullit 16!

DEIDRE thotë: A do të habitesh se çfarë ka ndodhur me të? Ndaloni dhe mos bëni seks derisa të keni një bisedë serioze në lidhje me të ardhmen tuaj. Mundet të ketë sukses nëse ajo bën një tentim serioz për të rindërtuar atë që e ka rrënuar, përfshirë krenarinë tënde dhe besimin tuaj në veten tuaj si mashkull. Nëse ajo nuk e ofron atë nivel të përkushtimit, ju këshilloj të rrini të kthjellët.

(Kosova Sot)