Sa prej meshkujve dhe femrave gënjejnë se arrijnë orgazëm – do të befasoheni

  • 09 April 2019 - 19:24
Sa prej meshkujve dhe femrave gënjejnë se arrijnë orgazëm – do të befasoheni

A keni gënjyer se keni përjetuar një orgazëm për të shmangur ngathtësinë në dhomën e gjumit? Nëse jeni përgjigjur pozitivisht në këtë pyetje, do të jeni të kënaqur ta dini se nuk jeni të vetmit.

Një hulumtim i fundit ka bërë të ditur se sa shumë njerëz gënjejnë këtej se kanë arritur një orgazëm – e shifrat janë më të larta se sa që mund të prisni. Së fundmi “Superdrug” ka pyetur 1,016 njerëz nëse kanë gënjyer gjatë orgazmit.

Rezultatet ishin befasuese, me 54.6 për qind të grave që e kanë pranuar se kanë gënjyer. Këto zonja po ashtu kanë rrëfyer përse ato ndjejnë nevojën për t’i mashtruar partnerët e tyre në lidhje për kënaqësinë e tyre. Një sasi prej 70% e atyre që kanë gënjyer për orgazëm thonë se ata kanë vepruar kështu për të mbrojtur ndjenjat e partnerit. gjysmës së tyre.

Përderisa mund të mendoni se është shumë e vështirë që një mashkull të gënjejë për orgazëm, një shifër prej 16.4% kanë thënë se kanë mashtruar në të kaluarën. Nga këta të pasinqertë, 62% kanë rrëfyer se e kanë bërë këtë për t’i mbrojtur ndjenjat e partnerit. Në ndërkohë, 35% e atyre që janë shtirur e kanë pranuar se kanë shpresuar t’i japin fund seksit sa më shpejtë.

Megjithëse shumica janë fajtorë se gënjejnë për orgazëm, shumica prej tyre nuk do ta vlerësonin nëse këpuca ishte në tjetrën këmbë. Rreth 79% e femrave dhe 70% e meshkujve kanë thënë se do të ishin shqetësuar nëse partneri i gënjen. Hapja e debatit dhe komunikimi me partnerin do të jetë një mënyrë e lehtë për ta zgjidhur një problem si ky.

(Kosova Sot)