Një burrë si e humb virgjërinë?

  • 14 prill 2019 - 09:20
Një burrë si e humb virgjërinë?

Sot do të flasim për virgjërinë, pa u zgjatur shumë dhe duke hyrë mënjëherë në temë. Për të biseduar për virgjërinë, si fillim duhet të themi se çfarë është virgjëria; dhe unë nuk mund të them saktë se çfarë është virgjëria. Ka shumë definicionë për virgjërinë dhe të gjitha këto varen nga faktori kulturor, fetar, vlerat familjare apo mendimi i miqve dhe të afërmëve tanë. Nëse je fetar, virgjëria ka të bëjë me pastërtinë, me të qënit i pastër, i paprekur. Pra, nuk duhet të kesh patur kontakte seksuale me dikë. Kur je fetar, virgjëria përkthehet në këtë mënyrë.

Jashtë kontekstit fetar, duket sikur virgjëria ka të bëjë me penetrimin, pra me takimin vaginë-penis. Në fakt koncepti i virgjërisë është më shumë i bazuar në sistemin binar, pra burrë-grua, pra heteroseksual. Por, duke e vazhduar mendimin, duke parë që virgjëria si definicion është akti i penetrimit, të penisit në vaginë, nëse nuk e ke kryer këtë akt, atëherë teknikisht je i virgjër. Po nëse nuk je në një marrëdhënie hetero, por gay ? Po gratë? Ato nuk kanë as penis ? Si zhvirgjërohen dy lezbike ? Çfarë kuptimi ka për to të qënurit i virgjër ? Por nëse një lezbike nuk ka asnjë marrëdhënie me burrë gjatë gjithë jetës së saj, është akoma e virgjër ?

Pra, çfarë duhet të bëjmë ? Të ndryshojmë konceptin mbi virgjërinë, aq më tëpër në ditët e sotme ku koncepti i virgjërisë është më i hapur dhe i gjerë ? P.sh: Disa njerëz mendojnë që nëse nuk ke patur seks vaginal por ke patur vetëm seks anal, je ende i virgjër. Personalisht mendoj që nëse ke patur seks oral, vaginal apo anal, nuk je më i/e virgjër, sepse sillesh në një mënyrë apo kryen akte, të cilat janë seksuale.

Ndërkohë virgjëria, si koncept ka ndryshuar ndër shekuj e vite. Nëse i referohemi Greqisë apo Romës së lashtë, atëherë fjala virgjëri i referohej grave ose hyjneshave, të cilat ishin të virgjëra sepse nuk ishin prekur kurrë nga një burrë. Ndërkohe ekziston dhe një besëtytni tjetër rreth himenit ( këtu posti për himenin) dhe konceptit të virgjërisë. Himeni ndodhet midis vaginës dhe vulvës, dhe me rritjen dhe ardhjen e adoleshencës, rriten dhe estrogjenet; të cilat bëjnë që himeni të jetë më elastik pikërisht për të pranuar penisin apo për t’u përgatitur për marrëdhënien e parë.

Nga ana tjetër duket sikur koncepti i virgjërisë funksionon vetëm për gratë, sepse nëse virgjëria humbet kur prishet himeni, çfarë ndodh me burrat që nuk kanë fare himen? Një burrë si e humb virgjërinë ? Kur kryen marrëdhënie ? Kur bën seks oral për herë të parë ? Kur ejakulon për herë të parë ?

Pastaj në shumë vende të botës por dhe këtu te ne, nëse nuk je e virgjër mund të dëbohesh, dhunohesh, nëpërkëmbesh nga e gjithë famija. Kjo sepse nuk je më e pastër apo dhe se ke njollosur emrin e gjithë familjes.

Mos harrojmë dhe çështjen e dhunës. Nëse dhunohesh nuk je më e virgjër edhe nëse nuk ka patur konsens? Pra, ka shumë ide mbi të cilat duhet menduar dhe reflektuar mirë, përpara se të japim një ide zyrtare se çfarë është virgjëria. Nëse je  besimtar, virgjëri është bardhë e zi, nëse nuk je fetar, puna ndryshon.

Do të doja shumë që të komentoni së çfarë mendoni ju për virgjërinë. Shpesh herë akuzohem se unë nxis humbjen e virgjërisë. Në fakt nuk është ashtu, por padyshim mendoj që virgjëria është një shpikje heteroseksuale, e ngjashme me martesën. Kjo është vetëm idea ime dhe mendimi im. Nuk është e thënë që ta mendoni si unë, as që të kuptoni atë që them unë( ndonëse do ishte e këshillueshme); por kur dëgjojmë dhe mendimet e të tjerëve, zhvillohet më shumë diapazoni dhe perceptimi ynë ndaj jetës. Pranoni veten dhe të tjerët. Jeta është më e lehtë dhe e bukur.

(Kosova Sot)