Publikohet studimi për orgazmën, do t’ju befasojnë të dhënat për meshkujt dhe femrat

  • 16 April 2019 - 19:41
Publikohet studimi për orgazmën, do t’ju befasojnë të dhënat për meshkujt dhe femrat

A ju ka ndodhur ta aktroni orgazmën ndonjëherë? Nëse u përgjigjët me po, atëherë nuk jeni të vetmit. Një anketim i fundit ka zbuluar se sa është numri i njerëzve që e aktrojnë orgazmën – dhe statistikat janë më të larta se ç’mendoni! 

“Superdrug” së fundmi i ka anketuar mbi 1,000 persona nëse ndonjëherë e kanë aktruar orgazmën. Rezultatet kanë treguar se 54.6% e femrave e kanë pranuar se e kanë bërë këtë lloj aktrimi.

Shumica e tyre kanë thënë se e kanë bërë këtë në mënyrë që t’ia mbrojnë partnerit ndjenjat. Megjithëse mund të mendoni se është e vështirë për meshkujt ta aktrojnë orgazmën, duket se 16.4% prej tyre e kanë bërë këtë gjë. 

Nga këta meshkuj, 62% prej tyre kanë thënë se e kanë bërë për t’ia mbrojtur ndjenjat partneres, ndërkaq 35%  e kanë bërë në mënyrë që seksi të përfundojë më shpejt.

(Kosova Sot)