Ngjarje e vërtetë: Kurrë nuk do ta besoja, se do të martohesha me të (3)

  • 18 April 2019 - 15:28
Ngjarje e vërtetë: Kurrë nuk do ta besoja, se do të martohesha me të (3)

Luçia më ka thënë se Luftimi e kishte tejkaluar dhimbjen. Kishte ndaluar alkoolin dhe kishte përfunduar mjekësinë. Ishte punësuar si mjek i praktikës së përgjithshme. Nuk ishte ambicioz sikurse unë dhe për specializim nuk kishte menduar. Nuk ishte martuar madje. Edhe pse motra më kishte thënë se ende është tërheqës, femrat pothuajse nuk i kishin interesuar. Dhe, atëherë, si një rrufe nga qielli, kishte ardhur lajmi se po martohej me Marinë time. A e dashuron ashtu si më kishte dashur dikur mua? A do ta lëndojë ngjashëm sikurse mua? Njëqind pyetje po më silleshin nëpër kokë, e asnjërës nuk ia dija përgjigjen. E kam thirrur motrën dhe i kam treguar se tashmë jam në autobus. - Për dy orë jam në shtëpi - ia kam shkruar porosinë. - Shkëlqyeshëm! Luftimi do të vijë për ty - m'u përgjigj. - Përse ai? Di edhe vetë të vij me taksi. - Kanë kaluar dhjetë vite. Pos kësaj, Luftimi shumë shpejt do të jetë pjesë e familjes sonë. Herët a vonë duhet të pajtohesh me të. Mirë. Kjo në fakt më përgjigjet, sepse për pak kohë do të jemi vetë, e unë do t'i them atë se çfarë mendoj rreth martesës së tij dhe joshjen e adoleshentes - po mendoja. Isha e zemëruar në të, edhe pse e dija se nuk kisha të drejtë për këtë.

Nuk më kishte lënduar mua Luftimi, por unë atë. Dhjetë vite ishte vetë, ndoshta edhe kishte pritur që të kthehem, e më pas ishte dashuruar. Ka të drejtë të jetë i lumtur, po e arsyetoja. Edhe pse me vite nuk e kisha parë, përnjëherë e kam njohur. Ende e kishte të njëjtën buzëqeshje, të njëjtin shkëlqim në sy. Po merrja frymë thellë derisa po dilja prej autobusit dhe shpresoja se nuk do ta vërente këtë. Kishte hapur duart, e unë përnjëherë kam marrë vrull drejt tij. - Ti je mashkulli i fundit që kam menduar se do të martohej me Marinë time. Dhe shpresoj se nuk pret urimet. Shkëlqimi në sytë e tij humbi dhe Luftimi më shikoi me pikëllim: - Edhe mua po më vjen mirë që po të takoj përsëri. Përse je kaq e zemëruar? - Sepse ke shfrytëzuar rininë e Marisë dhe njomësinë e saj. Mund të jesh babai i saj. Përse dëshiron t'ia shkatërrosh rininë? Dëshironte të studionte, e ti fëmijën e mjerë do ta lidhësh në shtëpi dhe për vete. Përse nuk e gjete dikë të viteve tuaja? Kjo nuk është normale! - Do të befasohesh kur ta kuptosh se sa morale dhe e ndershme është - mu përgjigj. Po prisja të më thoshte se nuk kisha të drejtë t'i përzihem në jetë. Isha e gatshme për grindje, ai jo. Jam ulur në veturën e tij dhe për disa minuta kemi heshtur. - Më duhet të shkoj. Sonte kam natën e beqarisë. Më vjen keq që je kaq e zemëruar, shpresoj se Maria do t'i shpjegojë. Me çfarë të drejte ai përzihet në marrëdhëniet tona familjare, vlerëson se me kë mund të bisedojë Maria? Më së shumti më kishte penguar se e kishte përmendur moralin. Porsa jam futur në shtëpi, Maria më është hedhur në përqafim. Luçia është në qytet po bën punët e fundit rreth martesës, e ne të dyja ishim ulur në kuzhinë.

Edhe pse mundohej të qeshte, mua nuk mund të më mashtronte. Sytë i kishte të pikëlluar, e pikëllimi që dilte prej saj edhe gurin do ta kishte thyer. Njihja mirë ndjenjën e pikëllimit, pakënaqësisë, kështu që me atë buzëqeshje nuk mund të më mashtronte. Maria, ma prano, çfarë ka ndodhur a të ka lënduar Luftimi? - Jo, ai më ka shpëtuar. - Shpëtuar? Mos fol marrëzira! Normalisht se po martohet me ty pasi që të bën fëmijë? Po ndiej ta kap për fyti dhe ta ngufas, derisa ta kuptojë se po ta shkatërron jetën - përsëri po fliste mllefi nga unë. (vijon)

(Kosova Sot)