Rrëfehet 43 vjeçari, trondit me historinë e tij: Po dal me një grua të martuar dhe...

  • 25 April 2019 - 14:31
Rrëfehet 43 vjeçari, trondit me historinë e tij: Po dal me një grua të martuar dhe...

“Edhe sa kohë duhet të pres që e dashura ime të jetë e lirë? Seksi me të është i mrekullueshëm, por këtu nuk kemi të bëjmë me ndonjë aferë mendjelehtë”, kështu e nis rrëfimin e tij një 43 vjeçar për “The Sun”, përcjellë “Kosova Sot”.

E dashura DEIDRE: Nuk është e tëra vetëm te seksi. Dua që të zgjohem pranë saj çdo mëngjes, por ajo vazhdon që të jetë e martuar, rri me burrin, meqë ka frikë që ta braktisë atë. Unë kam 43 vjet dhe jam i shkurorëzuar, kam një djalë dhe një vajzë të cilët i dua pa masë.

E dashura ime ka 37 vjet dhe ka dy vajza adoleshente. Kurrë nuk do ta prishja një martesë të mirë, por më besoni, lidhja e saj ka kohë që ka marrë teposhtëzën. Burri i saj është njeri i keq, i cili dëshiron ta ketë atë nën kontroll të vazhdueshëm dhe ajo e di se duhet të çlirohet.

Ai ka 44 vjet dhe ajo është e martuar me të që nga mosha 19 vjeçare. Ajo thotë se, dikur, edhe burri e donte atë, por me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan. Ka vite që e njoh të dashurën time, meqë jetojmë në një qytet të vogël dhe i kemi fëmijët moshatarë.

U takuam rastësisht, në një kafene. Ia pagova një pije dhe vazhduam që të bisedonim për tri orë. Në fund të ditës, që të dy e dinim se do të takoheshim përsëri. Jemi marrëzisht të dashuruar dhe ajo vjen në apartamentin tim sa herë që i jepet rasti, për të bërë dashuri të mrekullueshme. Vazhdimisht thotë se do të ndahet nga burri, por nuk e bën këtë. E di se ka frikë.

Si ta di a do ta marrë ajo ndonjëherë guximin që të ndahet nga burri? Apo mos ndoshta kështu i konvenon më shumë, të jetë me të dhe me mua?

DEIDRE thotë: Duhet ta dish se e dashura jote ka kaluar 18 vjet me atë njeri dhe, mënyra sesi ai e ka trajtuar atë, me gjasë ka lënë pasojat e veta te vetëbesimi dhe aftësia e saj që të jetë e fortë dhe vendimtare. Ky nuk është faji i saj. Ajo ka dy fëmijë me të, gjë që dmth se ai ka mënyra për ta shantazhuar atë. Vazhdo që t’i tregosh se sa shumë e do dhe se do të jesh aty për të, nëse gjërat përkeqësohen. 

Nëse ajo sheh se ti e kupton situatën e saj, kjo do t’ia jap asaj guximin që të ikë. Nëse ka nevojë, le të konsultohet me shoqatat që merren me këto punë. Nëse shqetësohesh se mos ajo kurrë nuk po e merr një vendim, atëherë caktojeni një afat kohor, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni që të dy më rehat.

(Kosova Sot)