Romani: Batica e dashurisë (11)

  • 06 September 2019 - 12:39
Romani: Batica e dashurisë (11)

Duke ngritur njërën vetull në tentim për t'u dukur më indiferente, e pyeta, "një trajner sërfi"? i vërejta duart e mija te gjunjët e mi duke e ndjerë presionin që do ta fshinte kujtimin e prekjes së Cooper-it nga lëkura ime. Nuk ma hoqi dhe po ndjeja sytë e tij derisa po digjnin fytyrën time me shikime. Është vetëm për faktin se isha në rehabilitim, po e arsyetoja veten time. Kjo ishte arsyeja pse po ndieja gjithë këtë presion ndaj vetes. "Ai është një trajner goxha i mirë i sërfit", u përgjigj Dickson. "Një nga më të mirët" ma kujtoi agjenti im. Një pjesë të flokut tim të errët e vendosa prapa veshëve, derisa edhe pjesën e pasme të flokut e prekja me gishtërinjtë. "Dhe, po hamendësoj se duke qenë këtu kjo ka të bëjë diçka me rolin"? Dickson zbardhi dhëmbët dhe qeshi.

"Ti gjithmonë je për atë që të dalim në temë, por po. Jemi në para-produksion dhe jemi duke u përgatitur që të fillojnë filmimet në fund të muajit në Havai". "Pra qenka një film me sërf", pyeta unë. "Ne preferojmë ta quajmë një"-Dickson ngriti gishtat e tij në thonjëza-"një dramë plazhi. Dhe është një freskim I filmave të viteve të tetëdhjeta". Cooper po bënte pak zhurmë pranë tij, por se Dickson ishte shtirur sikur nuk e kishte dëgjuar. "Cilin" e pyeta. "Tidal. Ishte filmi që kishte lansuar karrierën e Hilary Norton. Unë isha menaxhere e produksionit të origjinalit". Kam shikuar një grumbull filmash të Hilary Norton, por jo atë, megjithëse, kurrë nuk do t'ia kisha thënë këtë Dickson-it". Dhe, unë do të jam, çfarë? Aktorja mbështetëse që e përkrah"? E pyeta derisa kam prekur qafën time. Kevin bëri një lëvizje duke tentuar të më thoshte se duhet ta mbyllja gojën. I dhashë atij një shikim që I thoshte "do të të vras". Dickson nuk e pa këtë, por Djaloshi i Sërfit e vërejti këtë, duke rrudhosur vetullat dhe buzën në të njëjtën kohë. "Udhëheq e dashur" tha Dickson. Përgjigjja e tij ma largoi frymën nga mushkëritë. Nuk e pata mundësinë që përnjëherë t'i përgjigjem sepse shërbyesi arriti në ato momente për të marrë porosinë. Lehtas kërkova një sallatë dhe ujë, e unë po prekja pirunin derisa gjithë të tjerët po porosisnin. I vetmi person që po e dëgjonte Cooper-in isha unë, që dëshiroi një koka-kola dhe një hamburger. Stomaku im po këndonte dhe unë papritmas, shpreha dëshirën të kërkoja të ngjashmen. Ushqimi I rehabilitimit ta shpif. "Dhe, do të fillonim të filmojmë që në fund të këtij muajit", pyeta papritmas duke bërë matematikën në kokën time. Ndoshta kishte dymbëdhjetë, trembëdhjetë ditë.

Kjo do të më jepte kohë që t'i takoj miqtë e mi para se ta mësyja për në Havai. Nëse isha me fat, Kevin do të negocionte sasi të mjaftueshme të hollave si paradhënie për mua që t'i shpenzoj për ato ditë të lumtura. "Epo, po, por se ti do të shkosh nesër mbrëma në Havai" tha Dickson. Goja ime u hap përsëri, e shikova agjentin tim, nga Kevin-i e deri të sërfuesi. "Unë kam . . . obligime tjera" thash unë, duke mos gjetur fjalë tjera. Obligimet ishin puna ndaj komunitetit, që duhet të filloja përnjëherë pasi isha në "Serenity Hills".

(Kosova Sot Online)