Gjashtë arsyet që e bëjnë një burrë të bie në dashuri!

  • 17 shtator 2019 - 09:00
Gjashtë arsyet që e bëjnë një burrë të bie në dashuri!

Dashuria është një forcë e pashpjegueshme që mund ta përmbys botën tuaj. Është një enigmë e komplikuar të cilën njerëzit gjithmonë janë munduar ta kuptojmë. Ne nuk e dijm se çka saktësisht na bënë të biejm në dashuri me dikë, mjaftueshëm sa për të kaluar të gjithë jetën me të.

Kur është puna tek burrat, ekziston një opinion i përgjithshëm se ata nuk bien në dashuri në mënyrën e njejt siç bëjnë gratë. Jam e sigurt që shpesh keni dëgjuar gjëra të tilla si: “Gratë janë shumë më të ndieshme se sa burrat; ata nuk hapen shumë rreth emocioneve të tyre dhe duken më të rezervuar.” Por, natyrisht, ekzistojnë disa stereotipe të zakonshme për burrat, kur vjen puna tek dashuria.

Prandaj, çfarë e bën një burrë të bie vërtetë në dashuri me një grua? A është dukja e saj, karakteri, virtytet apo ndoshta ngjashmëritë të cilat ai i ka me të? Sigurisht që ekzistojnë më shumë se një përgjigje rreth kësaj qështje.

Instruktori i lidhjeve, Bobbi Palmer thotë: “Një burrë bie në dashuri kur e ndjen se ai mund të bëhet me ju në jetën e tij. Kur ai ndjehet i pranuar, i vlerësuar dhe i kuptuar dhe e di se mund të ju bëjë të lumtur… ai do të jetë i juaji. Oh… dhe kur ai mendon se je atraktive.”

Burrat i kan të njejtat emocione sikur edhe gratë, por ata bien në dashuri kokë e këmbë në mënyrën e tyre të veçantë.

Këtu i keni gjashtë arsye që e bëjnë një burrë të bie në dashuri:

Kur ai është i magjepsur nga plotënia e saj

Kur një burrë bie vërtetë në dashuri, ai është i magjepsur me gjithçka: pamjen e saj, zërin, personalitetin e saj, mirësin, ngrohtësinë, me natyrën e saj të dashur. Kur një burrë e takon një grua që i posedon këto cilësi, ai në çast hipnotizohet nga ajo. Ai mund të mos e dij pse e dashuron atë, por mendja e tij tashmë veç e ka ekzaminuar në detaje çdo gjë për të.

Kur burrat janë në një lidhje serioze dhe kuptimplote, ata janë në dashuri me tërësin e gruas, e jo vetëm me ndonjë pjesë të veçantë të saj.

Kur ai e ndjen se mund ta bëjë të lumtur atë

Kur është puna tek dashuria, ne të gjithë jemi njësoj. Ne e dëshirojm dikë me të cilin do të ndjehemi të lidhur në një nivel të thellë emocional, mental dhe shpirtërorë. Me dikë për të cilin ndjejm pasion të fortë. Dikush që do të na i mbush zemrat me qetësi dhe të na bëjë të lumtur.

Kur një burrë është i sigurtë se mund ta bëjë të lumtur një grua, ai do të vazhdojë të bie çdo ditë e më shumë. Duke e ditur se mund të kontribuoj në lumturinë e saj, e bënë atë të ndjehet i lumtur dhe i përmbushur.

“Kur një grua e dashuron një burrë, ai bëhet forca e saj. Kur një burrë e dashuron një grua, ajo bëhet dobësia e tij.”

Kur ajo nuk ka frikë të dashurohet dhe të dashurojë

Burrat bien për gratë që janë të hapura ndaj idesë së dashurisë, për gratë të cilat janë të sigurta se çfarë dëshirojnë nga partneri dhe si të sillen si të dashura të tyre, për gratë të cilat nuk kanë frikë të tregojnë se çfarë ndjejnë për burrat e tyre dhe të cilat nuk kanë turp ta shfaqin anën e tyre të lëndueshme para tyre.

James Preece thotë: “Kur ju ndiheni rehatshëm duke u hapur dhe duke qenë të ndjeshëm me dikë, me shumë gjasë ju do të bini në dashuri. Ne mund të ndiejm me të vërtetë diçka, përfshirë edhe dashurinë, vetëm kur bien muret.”

Kur ajo e bënë atë të ndihet i veçantë

Kur një burrë ndihet i pranuar, i vlerësuar dhe i dashur nga një grua, nuk është e vështirë pastaj për të që të bie thellësisht në dashuri. Një burrë bie për atë grua e cila e bënë atë të ndihet i mirëpritur, emocionalisht i përmbushur dhe i ngrohte përbrenda. Një grua që i nxjerr në pahë anët e tij pozitive dhe e bënë atë të ndihet rahatshëm në lëkurën e vetë. Një grua që e mbush atë me qetësi, dashuri dhe kënaqësi.

Një burrë bien në dashuri me gruan e cila e bënë të ndihet i veçantë, e bënë të ndihet sikur ai të jetë personi më i rëndësishëm ne jetën e saj.

Kur ajo e ka vullnetin për jetë

Një grua e cila e vullnetin për të eksploruar gjëra të reja dhe i thotë Po çfardo gjëje që jeta e hedh në rrugën e saj, mund ta bëjë secilin burrë të dashurohet në të. Pavarësisht nëse ajo është duke e provuar ushqimin që atij i pëlqen ose sportet që ai i luan, një burrë e pëlqen kur gruaja shfaq vullnet për të provuar përvoja të reja.

Kur ajo e zgjon pasionin dhe qëllimin e njejtë tek ai

Kur një grua e zgjon pasionin dhe qëllimin për jetë tek një burrë, ai e di se ajo është gruaja e ëndërrave të tij. Ata e kanë vizionin e njejtë për të ardhmen dhe e motivojnë njëri – tjetrin për të punuar drejt synimeve të tyre dhe lumturisë. Ata e ndiejn se mund të ia dalin kundër gjithë botës sepse e kanë pranë njëri – tjetrin.

(Kosova Sot Online)