Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah e vërteta që na e shkatërroi jetën (4)

  • 28 November 2019 - 15:14
Ngjarje e vërtetë: Si doli në pah e vërteta që na e shkatërroi jetën (4)

Moti i mirë, ushqimi i mirë, miqtë tanë, shoqërimi, qeshja. Vajzat tona po merreshin me vajzën e tyre që sapo kishte filluar të ecte, Ermirën, kështu që ne ishim më të lirë. Edhe pse disi diskutimet ishin më të tërhequra, e zërat më të qetë, ishim ne ata, me më shumë përvojë për një ngjarje të pakëndshme, por për takimin e parë pas tërë asaj kohe gjithçka shkoi mirë. siç ishte edhe gjatë viteve të shkuara, i ftuam në shtëpinë tonë në det dhe të dy pranuan menjëherë dhe kështu që u morëm vesh për një pushim të përbashkët veror. E në det, edhe pse të gjithë duhej të kënaqeshim, ndjeva se nuk është ashtu, që pushimi nuk është sikur i viteve të shkuara. I shikoja me vëmendje Armendin dhe Bletën dhe e kuptova që ata po përpiqeshin shumë, aq shumë sa që diçka nuk ishte në rregull mes tyre. vërtetim i kësaj ishte edhe largimi i papritur i Armendit me justifikim që duhet ta kryejë një punë, dhe se do të kthehet pas 2-3 ditëve.

- Çfarë nuk është në rregull? Më trego lirisht, e pyeta Bletën derisa Diana po notonte në det me fëmijët. - Çdo gjë është në rregull. Ende jemi duke u përpjekur tepët që çdo gjë të jetë ideale. Sidomos këtu para jush. Por, përndryshe jemi duke funksionuar. - Funksionuar? - Mu ashtu, por mos u brengos, duket se kemi nevojë edhe për pak kohë, e përfundoi bisedën Bleta, e cila dikur ishte shumë më e hapur ndaj meje. - Je e mrekullueshme dhe ai të do, i thashë, e ajo vetëm buzëqeshi. U ngrita dhe shkova te gruaja në det. Së bashku e mësonim Ermirën si të notojë. Nga uji krejt rastësisht e vërejta Bletën duke e prekur telefonin e Dianës pa e marrë fare nga peshqiri. Në fakt në bazë të mënyrës se si e shikonte telefonin dhe pozitës së dorës e dija se është duke shikuar diçka, gjë që ishte e çuditshme sepse ai ishte telefoni i punës i gruas sime, të cilin gjithmonë e kishte me vete sepse punonte gjithmonë, madje edhe në pushim. Mendova se është duke shikuar ndonjë gjë në internet dhe nuk mendova më për të. Disa muaj më vonë megjithatë m'u kujtua. Armendi u kthye pas katër ditësh dhe në këtë mënyrë e shkurtoi disi pushimin dyjavor me ne, e pas kthimit ata dy mezi duruan deri në fund. Madje një herë, derisa po hyja në shtëpi nga oborri, i dëgjova duke u grindur dhe u ndala në gjysmë të rrugës duke mos e ditur a të hyj apo të kthehem. - Ke mundur që t'ia dërgosh një porosi dhe nuk ka pasur nevojë që të shkosh në qytet. - Pra ende je duke më kontrolluar, e unë u largova vetëm që të ta lehtësoj situatën.

- Kësaj duhet t'i vijë fundi. - E di çfarë i kam shkruar. Që jam larguar për të mirën e të gjithë neve. Bleta doli shpejtë nga shtëpia. - O, ti je këtu, më tha kur më pa. - Isha duke hyrë, por nuk dëshirova që t'ju pengoj. Më fal. - Pengim apo jo, më është bërë njëjtë, tha dhe kaloi pranë meje. - Çdo gjë është në rregull, tha Armendi dhe u ngut pas saj. Pas atij pushimi takimet tona sërish u bënë të rralla. Kur i ftova një herë në skarë derisa ishte ende moti i mirë, më thanë se Ermira është e sëmurë, por nuk dyshova në këtë gjë. Herën tjetër Bleta më tha se është kujdestare gjatë fundjavës, e më pas rastësisht e pashë në treg të shtunën në mëngjes. Nuk i fola për të mos e bërë që të ndjehet keq, por mendova që mes saj dhe Armendit përsëri ekziston ndonjë problem dhe tërë ditën u brengosa për ta. E kur Armendit sërish i propozova që të vijnë për skarë, e ai më refuzoi, e pyeta: - Çfarë është duke ndodhur Armend? A kemi bërë unë dhe Diana ndonjë gjë të keqe? - Të lutem Gazmend, për çfarë po flet. Thjesht unë dhe Bleta nuk po mund të përshtatemi mirë. E di edhe vetë se sa punojmë unë dhe ti. Unë rraskapitem nëpër lokacione të ndërtimtarisë, ndërsa Bleta por rraskapitet nga puna me ndërrime, kjo është e tëra. E dija që nuk ishte e sinqertë ajo përgjigje. Ai më parë do të tallej duke u qeshur dhe duke thënë se nuk ka kohë për shkak se i duhet që ta qetësojë Bletën disa herë në ditë, duke menduar për seks. Një sqarim të tillë e bëri për t'u dukur më serioz. Pasoi shiu i vjeshtës. Ashtu siç rridhte shiu nëpër dritaret e banesës së Armendit dhe Bletës, po rridhnin edhe lotët nga sytë e Bletës. Ajo më telefonoi sërish. Më tha që ta vizitoj sepse ka diçka të rëndësishme për të më thënë. - Më mashtron. Për vite të tëra. - Bletë, nuk di çfarë të them. Nuk jam duke e vërejtur një gjë të tillë. - E njoh atë femër. - Bletë... - Kam dëshmi. Edhe ti e njeh. - Kush është ajo? - Të lutem, më beso dhe më ndihmo që ta kaloj këtë problem. Ti e di se nuk kam asnjë më të afërt. Ti je më i afërmi im. Nuk kam kujt t'i tregoj, e ty nuk kam mundur. - Më tregon tani pra, i thashë duke e kapur për dore. - U ndanë për një kohë e tani janë sërish bashkë. - Thuaje. /Vijon/


(Kosova Sot Online)