Harrojeni Viagra-n: Fruti që kushton më pak se një euro, po iu jep ereksion më të fuqishëm meshkujve

  • 01 January 2020 - 17:25
Harrojeni Viagra-n: Fruti që kushton më pak se një euro, po iu jep ereksion më të fuqishëm meshkujve

Krahas medikamenteve, ekzistojnë edhe disa fruta që, mund të thuhet edhe lirisht se, kanë ndikim më të fuqishëm në zgjatjen e ereksionit dhe përmirësimin e përformancës seksuale tek meshkujt.

Shumë burra shqetësohen për problemet me ereksionin. Aktualisht, 322 milionë burra janë të prekur nga kjo gjendje shëndetësore, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, një studim i kohëve të fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Anglisë Lindore gjeti se ekziston një frut i cili shëron problemin në fjalë.

Hulumtimi fillestar zbuloi se ngrënia e manaferrave është një nga mënyrat më të mira për të shmangur problemet me ereksionin. 

Studimi zbuloi se burrat që kujdesen për veten duke bërë palestër dhe duke ngrënë një dietë të pasur me flavonoide (përbërës që ndodhin natyrisht në fruta dhe perime) kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga disfunksioni erektil.

Studiuesit filluan duke ndjekur dietën e 25,000 burrave gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Nga gjashtë flavonoidet që hanë më së shpeshti, tre ishin të dobishëm: antokaninat, flavanoidet dhe flavonet.

Burrat që merrnin rregullisht me ushqime të larta në këto flavonoide kishin 10% më pak të predispozuar të kishin probleme ereksioni.

(Kosova Sot Online)