Intimiteti në çift, kushtojini vëmendje këtyre 3 vrasësve të marrëdhënieve

  • 20 shkurt 2020 - 08:58
Intimiteti në çift, kushtojini vëmendje këtyre 3 vrasësve të marrëdhënieve

Sipas traditës Budiste, ekzistojnë tre vrasës që ngadalë na helmojnë mendjen dhe më pas prekin marrëdhëniet tona, deri në atë pikë sa të shkatërrojmë marrëdhëniet me partnerin: ne po flasim për lakmi, zemërim dhe menefregizmi.

Kur bëhet fjalë për çiftet dhe intimitetin, duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre vrasësve të vërtetë të heshtur që me kalimin e kohës mund ta shkatërrojnë atë.

E para nga tre vrasësit është lakmia: ka dëshira normale, kërkesa që i bëjmë çdo ditë partnerit tonë dhe që shpresojmë se do të jenë të kënaqur. Problemi është kur i shndërrojmë këto kërkesa normale në kërkesa shumë të larta.

Kjo mund të ndodhë kur kemi një pikëpamje të shtrembëruar të asaj që duhet të jetë marrëdhënia në çift, kur jemi shumë të pangopur për pretendime dhe rrezikojmë ta shndërrojmë dëshirën tonë të shëndetshme në një kërkesë të papërshtatshme dhe shumë mbytëse.

Nëse bëhemi shumë të pangopur në kërkesën tonë për vëmendje, ne e detyrojmë partnerin të bëjë një përpjekje shumë të madhe për të qenë i kënaqur dhe rrezikojmë ta bëjmë atë të ndihet nën presion dhe i irrituar, sepse ai nuk mund të na bëjë të lumtur.

Për më tepër, lakmia si çift nuk paguan sepse së pari ndihemi të pakënaqur dhe nuk arrijmë më të shijojmë atë që është e bukur në marrëdhëniet tona.

Edhe zemërimi është një vrasës që me kalimin e kohës shkatërron marrëdhënien: zemërimi gjithashtu mund të paraqitet në formën e pakënaqësisë, mbrojtjes, intolerancës, frikës. Por edhe me forma të papërshtatshme kontrolli, ndërhyrje dhe arrogance.

Nëse zemërimi ynë rritet në atë masë, sa të shohim një armik sesa një aleat në partnerin tonë, rezultati do të jetë një qëndrim tepër kritik nga ana jonë që në planin afatgjatë dëmton marrëdhënien, duke gjeneruar konflikte të pazgjidhura që do të na distancojnë nga njëri-tjetri.

Menefregizmi, nga ana tjetër, paraqitet si vrasësi i tretë potencial i dashurisë dhe gjithashtu mund të shfaqet në formën e shpërqendrimit dhe distancës emocionale.

Kurdoherë që gjëra të tjera në jetën tonë të marrim përsipër, duke na penguar që të lëmë hapësirën e duhur për marrëdhënie në çift, do të thotë që ne mungojmë dhe kjo, me kalimin e kohës, shkatërron në mënyrë të pariparueshme intimitetin e çiftit.

Sido që të jetë vrasësi që po vret ngadalë marrëdhënien tonë, hapat për ta neutralizuar atë janë të njëjta:

1.Jini të vetëdijshëm për problemin, për të kuptuar se sa dhimbje sjell personi që duam.

2.Gjeni motivin për të luftuar për dashurinë, e cila mund të nxisë vetëm kur të kuptojmë dhimbjen që sjell qëndrimi ynë.

3.Vendosni në praktikë sjellje të reja që zëvendësojnë ato të vjetra dhe të dhimbshme: drita jeshile drejt bujarisë, mirënjohjes, mirësisë së dashur.

(Kosova Sot Online)