Ngjarje e vërtetë: E dinte se e mashtronte burri, por vazhdonte me rrena (3)

  • 28 March 2020 - 13:56
Ngjarje e vërtetë: E dinte se e mashtronte burri, por vazhdonte me rrena (3)

Në zyrë po mbretëronte një atmosferë e zymtë dhe e qetë, sikurse edhe para pauzës. Mora guximin t'i drejtohem Diellzës: - Hej - zgjata dorën përtej tavolinës dhe preka dorën e saj, e cila po dridhej. U tremb, ndërsa në sytë e saj po shihej frika, pothuajse se po i kanosej ndonjë rrezik. Merita po vërente shikimet e çuditshme. Me siguri se Diellza jonë dukej e panjohur. - Të shkojmë dhe të shëtisim bashkë, të lutem - thashë me gjysmë zëri. - Bën -pranoi dhe u nis menjëherë për të dalë. - Edhe më mirë do të ishte që të më dërgosh në shtëpi, sot edhe ashtu nuk kam më shumë punë. E vërejta se ishte e gatshme ta hapte zemrën dhe më vinte mirë për një gjë të tillë. Porsa jemi ulur në veturë, ajo ia plasi vajit. - Aq shumë kam për të treguar. Më fal, të lutem më fal që i kam fshehur nga ti.

Kam aktruar vetëbesimin, e në fakt jam shumë e mjerë. - Mirë, vetëm ngadalë, kemi kohë - po e qetësoja dhe po e ngushëlloja. - Edhe unë mund të dal në ndihmë ty, madje sa herë të kesh nevojë për mua, atëherë kur e ke më së vështiri. Ti gjithmonë për mua je një ofruese morale - po ia fshija lotët. Në shtëpinë e saj, e cila gjithmonë ishte e pastruar dhe e rregulluar mirë, pas një kohe të kaluar ajo filloi të fliste: - Kjo kishte filluar që para katër viteve. E dinte se ishte i martuar dhe nuk priste asgjë prej tij. Gjithmonë fliste se sa shumë përshtateshin, por ja, kur të vjen zyrtarisht, përsëri mund të jenë së bashku. Asaj nuk ia ndien për martesë, nuk planifikon të ketë fëmijë dhe nuk i intereson familja e saj. Dhe, për dreq, shpesh janë takuar dhe janë dashuruar, ndërsa që ajo ishte përkujdesur të mbetet shtatzënë. Tashmë kanë një dajë, dyvjeçar. Po e dëgjoja syhapur, duke u munduar të mos e ndërpres.

Përfundimisht kam pyetur: - E si i ke kuptuar të gjitha këto? - Para dy viteve, ajo më kishte thirrur dhe më ishte prezantuar. Më tha se kishte lindur dhe më kishte thënë që të mos befasohej nëse burri i saj i mungon më gjatë, shkaku i djalit të tyre, dhe do të jenë bashkë më shpesh se deri më tani. - Dhe, si keni reaguar ju? - Çfarë të them? Së pari nuk besova, më pas ma bënte në telefon duke bërtitur alo, alo, kështu që isha e lumtur që vajzat nuk ishin në shtëpi, sepse nuk e di se çfarë do t'u thosha, e më pas hoqa dorë nga gjithçka - dhe lëshova dëgjuesen e telefonit. - Po? E si reagove kur u takove me Liridonin? - Si të them, ti më njeh mua, jo ti nuk më njeh mua, më fal. Kur më në fund në mbrëmje kemi mbetur vetëm, vajzat kishin dalë, i tregova gjithçka. U çmenda nga zemërimi, natyrisht! Ai si i pafajshëm më përgjëronte t'ia falja, do të ndahem prej saj, se më dashuron vetëm mua dhe gjëra të tilla, të pavlera dhe rrena. - Dhe, çfarë kishte ndodhur më pas? - gjendja ishte e tensionuar, sikurse po shikoja një film amerikan! - I thashë se dua të shkurorëzohem, por ai nuk kishte pranuar, shkaku i vajzave tona.

Sikurse, si do ta përjetonin ato, tashmë janë në moshën më të ndjeshme, se më dashuron mua, e jo atë femrën e re, të bukur, me të cilën kanë një djalë. - Asgjë nuk e kam të qartë - po provoja të inkuadrohem në bisedë. - Natyrisht, kush mund ta ketë të qartë. Ma kishte shpjeguar se ajo grua quhet Eranda, e kishte vënë në kurth. E tash më duhej të ballafaqohem edhe me faktin se si e dashura e kishte vënë në kurth.!?! Isha në kufirin e përmbajtjes. Kjo kishte ndodhur, atëherë kur isha në pushim mjekësor, shkaku i fshikëzës. Këtë ia tregova vetëm motrës sime, por kur ajo më shikonte me keqardhje, kisha vendosur të mos i tregoj më askujt. Nuk mund të përballem me këtë ngjarje.

Jam shumë e dobët dhe e mjerë. Ja, të gjitha t'i kam treguar, më fal që kam fshehur këto nga ti - po qante vazhdimisht. - Nuk kam çfarë të fal, ti ke mbijetuar nga e gjithë kjo... - Ke, natyrisht se ke! Mos u mundo që nga keqardhja të thuash gjëra të mira. Ta kam shpjeguar të mos ndiej keqardhje. - Mirë, ta fal. Të gjitha t'i fal, mos u merakos. - Kisha frikë se të gjithë do ta kuptonin atë që më ka ndodhur mua. E nëse të gjithë e marrin vesh, unë me të nuk mund të jetoj. FUND

(Kosova Sot Online)