Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (37)

  • 09 April 2020 - 15:23
Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (37)

Atë natë kishin përfunduar tek ajo, në shtrat, krejt vetëm, vetëm me frymëmarrjen në buzë, të cilat ishin të etura për t'u puthur. Ishte i fortë, ishte i kujdesshëm, ishte një dashnor i përsosur, me të cilin nuk ekzistonte turpi vetëm dëshira për të mos u lodhur kurrë. Ishte me gjysmë vetëdije rreth asaj që po ndodhte, vetëm po e dinte se po kënaqej, se po ndihet bukur, dhe se kjo është dashuri, të cilën po ia ofron me secilën prekje, me secilën frymëmarrje dhe me secilën puthje. Kur më në fund kishin rënë në gjumë, tashmë kishte aguar.

KAPITULLI I TETËMBËDHJETË

Ajo ishte zgjuar e para dhe ishte larguar nga dhoma. Me gojën gjysmë të hapur ajo po lëshonte tinguj, thuajse po frynte një erë e lehtë, e që ishte shumë i lezetshëm sikurse një fëmijë i madh. Ia kishte përgatitur kafjallin, i kishte përgatitur omëletë me proshutë dhe kifle me xhem, e më pas e kishte zgjuar ngadalë prej gjumit. -Uh, sa mirë që kam fjetur. Ai mezi ishte zgjuar, por kur e kishte vërejtur atë që e priste, ishte ngritur dhe e kishte puthur në qafë. -Nuk do të më besosh, por me secilën femër që e kam kaluar natën me të kam pritur se diçka e tillë do të më ndodhte. Por, një kafjall si ky nuk e kam përjetuar kurrë. Ato kishin fjetur më gjatë se unë dhe kur po flisnim rreth kafjallit, ato ose po më thoshin se nuk e konsumojnë kafjallin apo me dëshirë do të shkonin në qytet për të ngrënë. Ishte ulur në tavolinë, ndërsa që Lulja nuk po mund të durohej e të mos ia shtronte pyetjen, e cila po e mundonte. -A ishte e tillë edhe femra tjetër para meje?E shikoi dhe po buzëqeshte, e kapi për dorë që t'i ulet në prehër dhe me gisht në mjekër ia kishte ngritur fytyrën, duke u shtyrë ashtu që ta shikojë drejt e në sy. -A je xheloze për mua? -Nuk jam, vetëm dua ta di nëse kam ndonjë kundërshtare që jeton në ndërtesën pranë. -Nuk ke kundërshtare, askund në këtë planet Lule, ajo vajza ishte vetëm për seks dhe asgjë më shumë. Ajo është një vajzë e mirë, por është e edukuar në atë mënyrë, që kërkon sponsor e që mua nuk më përshtatet. Jemi takuar vetëm për seks e asgjë më shumë. Që nga momenti kur jam ngjitur pas teje, vetëm jam shoqëruar me të, nuk e kam prekur kurrë më. -Kur je ngjitur ti për mua? -Kur kam provuar ushqimet e tua. Buzëqeshi. -Jam shumë serioz, nuk po tallem. Ti më ke pushtuar që në momentin e parë, kam filluar të mendoj për ty, ditë dhe natë. -E, si ke mundur të shkosh në det e të mos më lajmërohesh?

-Thënë të drejtën, kam menduar se ti nuk mendon për mua si për një mashkull që do të kesh diçka më shumë. Njëherë kam mbledhur guximin, atë natë kur kemi pirë uiski, kam menduar se duhet të vij pas teje, por ishe ti ajo që më ftohe kur të dërgova në banesë. Aq shumë jam turpëruar atë natë, saqë i thashë vetes sime se një budallallëk si ky nuk do ta përsëris më. Në det kam shkuar, sepse kisha nevojë të ftohem paksa, pasi që për së tepërmi kishe filluar të më futesh nën lëkurë. Dhe, mund të them se atje e kisha më të lehtë. Talljet, daljet gjatë natës, larja në det, më kishin ndihmuar që ta harroj pak femrën, për të cilën tashmë po ndieja vartësi. Por, kur jam kthyer, gjithçka po më sillej, dhe m'u desh të shihemi. /vijon/

(Kosova Sot Online)