Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (14)

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 18:00
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (14)

-Në fund, e kisha të vështirë të besoja se Doruntina e kishte tepruar, kur kishte shkruar se lidhja jote me Laurën ishte e bazuar ekskluzivisht vetëm në seks. Do të më çmendte vetëm fakti, nëse do të mendoje të martoheshe me të. -E, mua më befason fakti se si deri në këtë masë je zhytur në thashethemet e lira të bashkëshortes sate Luan. -Redoni bërtiti ashtu i nevrikosur - E shoh se me kujdes ke zgjedhur secilën fjalë, që e kishte shënuar në biografinë e vet, thuajse në pyetje është ndonjë studim filozofik apo ndonjë vepër serioze me vlerë autorësie.

-Ajo është bashkëshortja ime, Redon - po provonte ta qetësonte Luani. Është e natyrshme që kam mbajtur mend atë që e ka shkruar. -A e di ti se çfarë do të ishte e natyrshme?! -Redoni tashmë po ulërinte dhe bërtiste në telefon. -Për mua do të ishte më e mençur sikur ta kisha tejkaluar këtë bisedë me ty dhe t'ia lejoja Laurës që vetë t'i zgjidh problemet e veta. Edhe ashtu unë nuk jam duke e planifikuar që të martohem me të, ashtu si sugjerove ti në fillim të bisedës sonë. Me gjithë forcën telefonin e përplasi në tavolinë, duke përfunduar bisedën e çmendur me Luanin. Uiski i konsumuar, lodhja, uria, por edhe deklarata për dashuri e Laurës e kishin shtyrë deri në atë masë, sa të nervozohej. Kishte bërë një budallallëk, por kishte ardhur në përfundim se nga i gjithë incidenti nuk mund të ketë asnjë dëm. Ai nuk e kishte planifikuar fare që në të ardhmen të bashkëpunonte me Luanin, e as të takohej me bashkëshorten e tij. E Laura... Ajo nuk kishte nevojë kurrë ta kuptonte se biseda e tij me Luanin kishte rrjedhë dhe kishte përfunduar në atë mënyrë. Redoni që në gjysmën e takimit, të cilin po e mbante me redaktorët kryesorë, u gjend në cepin e përfundimit të forcës. Ishte bërë i papërmbajtshëm, të pranishmëve dhe bashkëpjesëmarrësve po u ndërhynte në fjalë dhe disa harrë, pas pasur fare nevojë kishte ngritur zërin.

Megjithëse se kishte plot probleme të pazgjidhura, takimin e kishte përfunduar para kohës. Ishte krejt e thjeshtë, ai nuk kishte përqendrim të duhur për ta mbajtur takimin. E kishte urdhëruar zëvendësin e tij që të intervenojë te disa situata akute e më pas gjithë të pranishmit i kishte lutur të kthehen në redaksitë e tyre. Aty kishte mbajtur vetëm njërin, redaktorin që merrej me punë të jashtme, që të mbetet në sallën e konferencave pak më gjatë se të tjerët. Atë ai e konsideronte si njërin ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, por edhe si mik të afërt. Edhe pse kishte vetëm tridhjetë vjet, ishte njeri me përvojë dhe mjaft i shkathët, e që ishte arsyeja kryesore pse disa herë Redoni po kërkonte mendimin dhe këshillën e tij. (vijon) 

(Kosova Sot Online)