Vajza e zbulon pak para dasmës që i fejuari e kishte tradhëtuar me...
Një grua që zbuloi 3 muaj para dasmës se i fejuari i saj prej 6 vitesh kishte një të dashur, tregon shenjat që ajo ka injoruar në të shkuarën.
Ajo ka krijuar tashmë një kompani, ‘d.i.y.BreakUp’, me anë të së cilës u vjen në ndihmë njerëzve që janë ndarë nga të fejuarit.
Ajo ka ndarë historinë e saj në rrjete sociale. “Unë e kuptova që ai më tradhëtonte, kur mesazhet e tij u lidhën me laptopin. Ai më thoshte mua dhe të dashurës së tij të njëjtat gjëra, fjalë për fjalë.”
Ajo tregon se njëherë kur ishte me të dashurin e saj, atij i erdhi në mesazhe një video e gjoksit të një femër. Por Devin nuk dyshoi pasi ai ia kishte ruajtur numrin së dashurës tjetër me emrin e shokut të tij. Në këtë mënyrë mundi të gënjente duke thënë se ishte vetëm shoku duke u mburrur me të dashurën e tij të re. Tashmë, pasi ka kaluar këtë ndarje, ajo ndihmon njerëzit e tjerë në të njëjtën situatë.
(Kosova Sot Online)