Ngjarje e vërtetë: Për të më nuk isha në modë (4)

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Për të më nuk isha në modë (4)

Por, me gjithë krejt këtë, Agoni kurrë nuk kishte treguar ndaj meje një rezistencë, sikurse gjatë asaj nate kur në fustan të gjatë e të bardhë, me rrip të këndshëm, kur midis asaj bote artistësh të qytetit tonë, u futëm në botën tonë. Për çudi, më shumë kishte të asaj bote sesa të botës sonë. Ajo botë blinte, paguante, po dhuronte të holla për qëllime bamirësie dhe humanitare, derisa kamerieret po shëtitshin poshtë e lartë me pije të shtrenjta dhe ushqim, i cili shumë shpejtë po shpenzohej. - Nuk e di nëse këta më shpejtë po hanë apo po blejnë – komentoi një mik imi. Ajo mbrëmje ishte edhe rasti, të cilin e kishin përdorur manekinet që të shëtisin në pistën e improvizuar. Për dikë kjo ishte pjesa më e bukur e asaj mbrëmjeje, pikërisht ajo pjesë, e cila nuk i kishte takuar mbrëmjes për çfarë ishte caktuar. Por, këtë nuk ia thashë organizatorit, Agonit.

Madje edhe po e pyesja veten time nëse kam të drejtë pse po mendoj ashtu, sepse atë mbrëmje kam hasur në njerëz me të njëjtin mendim. Agoni me sa duket punën e tij po e bënte mirë, të cilin, me sa duket unë nuk po e kuptoja. Kështu që unë u gjenda nga kjo anë, në botën time, e Agoni im gjendej në atë botën tjetër. E kam vërejtur, se shumë mirë po gjendej në atë pjesën e botës së tij. Derisa po e shikoja atë, e kisha të vështirë ta besoj se dikush me të cilin fle dhe zgjohesh me të në mëngjes, me dikë që bën dashuri dhe e dashuron, që është shpirti yt i një shpirti tjetër. Por, derisa atë agim të hershëm po shkonim me veturë në shtëpi, sepse fjalët nuk ishin të nevojshme, e sidomos pas asaj britme të mëngjesit, gjërat në mënyrë krejt natyrale po binin në vendin e vet dhe përfundimi erdhi vetvetiu – këta më nuk ishim ne. Ishte e tmerrshme ta përjetosh atë ditë të tmerrshme. Prandaj edhe iu hodha në përqafim detit të ftohtë. Që të më ruajë, ngushëllojë, të m’i kthjellojë mendtë. - Ndoshta është dashur të provoni ta shpëtoni martesën tuaj – më tha një shoqe imja më e mira Anita. – Jeni dashur shumë që gjithçka të zhduket kështu. - Kjo ka marrë fund Anita. Unë kam jetuar për atë që është në neve, e ai për atë jashtë neve.

E di se nuk kuptonte. E kam kuptuar nga fjalët e të tjerëve se si ajo vajzë, dhjetë vite më e re e puth menaxherin e saj. Si që ai kurrë nuk kishte tentuar të bëhet edhe menaxheri im, u pyeta atëherë. Një vit apo dy vite më pas, kur gjithçka ishte kuptuar, si kurrë më parë, mediat ishin mbushur me fotot e tyre, me fotot e vajzës, shumë shpejt të fejuarës dhe çiftit të lumtur, që shkonin nëpër pushime verore , me rroba të shtrenjta, e kam marrë përgjigjen se pse Agonit nuk i kishte rënë në mend që të jetë menaxheri im dhe e kam kuptuar se për çfarë jete kishte ëndërruar ai. A kishte ëndërruar për martesë apo për fëmijë? A kishte pritur që aq shpejt të bëhet baba dhe të fluturojë në martesë, po e pyesja veten time derisa isha në një shitore, dhe po shikoja ballinën e një reviste, ku dallohej barku i fryrë i nuses në vello. E ktheva kokën në anën tjetër, por edhe më tutje po ndjeja dhimbje. Edhe unë dikur dëshiroja fëmijën e Agonit, e vërteta e hidhur, e cila po më vriste ngadalë ishte se ende e dëshiroja. - Ende nuk jam i gatshëm – m’u përgjigjej mua dikur. Ndoshta nuk është dashur ta pres gatishmërinë e tij. Ndoshta është dashur të harroj të marr tabletat kontraceptive. Kjo ndoshta sot kështu bëhet. Por, menjëherë i kam larguar ato mendime të hidhura. Nuk ka dëshiruar që fëmijës së pa lindur dhe të pafajshëm t’ia prishi botën në të cilën po vjen. Le të mbetet i lumtur. Unë nuk kisha nevojë për lumturi e as për vello të bardhë, e as martesë. Kam besuar se dashuria ime dhe e Agonit ishte vulë për dashuri, për sinqeritet dhe besnikëri. Me të vërtetë kjo bota e artistëve është e çuditshme. (vijon)

(Kosova Sot Online)