E braktisi pas 37 vitesh martesë, gruaja bën hakmarrjen më të çuditshme!

  • 03 September 2020 - 14:11
E braktisi pas 37 vitesh martesë, gruaja bën hakmarrjen më të çuditshme!

Pas 37 vitesh martesë, Xheku e ndau të shoqen e tij, Edith, për hir të sekretares së tij të re, me të cilën do të jetonte në shtëpinë ku kishte jetuar me të shoqen dhe që kushtonte disa milionë dollar.

Xhek i dha të shoqes së tij tre ditë kohë për tu larguar nga shtëpia e tij.

Ditën e parë, Edith e kaloi duke palosur rrobat dhe duke i vënë në kuti e valixhe. Ditën e dytë, Edith solli një kompani të specializuar në transportin e sendeve. Ndërkohë që ditën e tretë u ul për herë të fundit në dhomën e ngrënies, shoqëruar nga drita e qirinjve. Në sfond kishte vënë muzikë të qetë, ndërkohë që në tavolinë kishte shtruar një darkë modeste me karkaleca deti dhe havjar.



Pasi përfundoi darkën, mbetjet e karkalecave i përziu me kujdes me ato të havjarit dhe duke vajtur në çdo dhomë, i mbushi shkopinjtë e perdeve me to. Me të përfunduar misionin, pastroi tavolinën dhe doli.

Kur i shoqi u kthye me “mikeshën” e tij të re, gjithçka ishte në vendin e duhur dhe ditët e para kaluan më së miri.

Dalëngadalë, një aromë kutërbuese filloi të përhapej nëpër shtëpi. Bënë gjithçka për ta larguar, pastruan dyshemenë e gjithë shtëpisë, ajrosjen, dezinfektimin për të eleminuar ndonjë brejtës të ngordhur, lanë sexhadet, parfumosën gjithë hapësirat, sollën specialist për zhdukjen e insekteve gjë e cila i detyroi të banojnë jashtë shtëpisë për disa ditë, por asgjë nuk ndryshonte.

Në fund, u detyruan të ndryshojnë sexhadet e shtrenjta prej leshi, por as kjo nuk solli ndonjë përmirësim, aroma e rëndë veç shtohej.

Njerëzit e afërt filluan ti ndërpresin vizitat, punonjësit e lanë punën, shërbëtorja u largua dhe vetë çifti u detyrua ta braktisë shtëpinë e tyre të ëndrrave dhe të marrë me qera një shtëpi tjetër.

Një muaj më pas, pavarësisht uljes së madhe që kishin ofruar për ta shitur shtëpinë, myshterinjtë sa hynin brenda dhe konstatonin aromën e rëndë, hiqnin dorë menjëherë.

Lajmi kishte marrë dhenë. Edhe vetë agjensitë imobiliare hoqën dorë nga ajo pronë me aromë të shpifur dhe nuk u përgjigjeshin më as telefonatave të Xhekut dhe mikeshës së tij të re. Në fund, u detyruan të marrin një kredi dhe të blejnë një shtëpi të re, në atë shtëpi nuk rrihej.

Një ditë, Edith e mori në telefon Xhekun dhe e pyeti si po ia kalonte, si i kishte hallet etj… Nga ana tjetër, Xheku ia tregoi çfarë i kishte ngjarë me shtëpinë, e cila kutërbonte në të gjithë hapësirën dhe askush nuk afrohej për ta blerë.

Edith e dëgjoi me durim dhe në fund i tha se e merrte shpesh malli për atë shtëpi ku kishte kaluar mbi tre dekada jetë dhe se ishte gati të hiqte dorë nga të drejtat që fitonte nga divorci, kundrejt asaj shtëpie, nuk i interesonte fare aroma e rëndë e saj.

I bindur se ish gruaja e tij as që ia kishte haberin e aromës së rëndë në shtëpi, Xhek pranoi kundrejt një çmimi jo më shumë se 10% nga vlera e vërtetë e shtëpisë, por me një kusht: Që kontrata e shitjes të nënshrkuhej po atë ditë.

Edith e pranoi kushtin dhe firmosi.

Brenda disa orëve punë, avokatët e dy palëve u dorëzuan dokumentet e firmosura dhe Edith u bë pronarja e re e shtëpisë.
Një javë më pas, Xhek dhe e dashura e tij qëndronin në oborr, të buzëqeshur, teksa shihnin transportimin e mobiljeve dhe sendeve nga shtëpia e tyre e vjetër drejt të resë.

Dhe kur them që po transportonin, domethënë që po transportonin gjithçka drejt shtëpisë së re, përfshirë dhe shkopinjtë e perdeve.
Kjo është një ngjarje e vërtetë të cilën e ka treguar vetë Edith në programin Discovery.

(Kosova Sot Online)