Turpi i radhës i Blerim Devollit dhe vajzës së tij, që hyri në këto ujëra të turbullta të krimit me shëndetin e qytetarëve

Turpi i radhës i Blerim Devollit dhe vajzës së tij, që hyri në këto ujëra të turbullta të krimit me shëndetin e qytetarëve
Turpi i radhës i Blerim Devollit dhe vajzës së tij, që hyri në këto ujëra të turbullta të krimit me shëndetin e qytetarëve

Ragip Guraziu

  • 03 September 2020 - 07:46

Shkruan:Ragip Guraziu

“Ky është kulmi i zbardhjes së krimit pa krisma. Në këtë kuptim shtrohet pyetja serioze për institucionet e shtetit të Kosovës që i kanë lejuar operimin këtij laboratori: Edhe çka ju duhet tjetër Devollëve të veprojnë kudër qytetarëve të mjerë, ti plaçkitin e ti shkatërrojnë ata, për tu zgjuar shteti nga gjumi dhe ndërprerë këtë matrapazllëk të turpshëm. Nuk ka rrugë tjetër veçse duhet që urgjentisht të pezullohet licenca e këtij laboratori zhvatës që përveç çmimit të lartë po i mashtron qytetarët, madje rrezikon edhe shëndetin me pasaktësinë e rezultateve që i jep pas analizave që bëhen aty”.

Blerim Devolli dhe Devollët tjerë kanë filluar edhe fëmijët e tyre me ua trashëguar këtë profesion,e cila po flitet se Laboratori i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, duket se ka probleme serioze me saktësinë e kryerjes së testit PCR për detektimin e COVID-19. U bë mediatike këto ditë huqja e laboratorit të Devollëve: I thanë se është pozitiv me COVID, del negativ një ditë më pas në Austri, pavarësisht se qytetarët paguajnë shuma të mëdha parash dhe iu duhet të presin në radhë për t’u testuar për COVID-19 në laboratorin “Medical Laboratory Services”, ata në fund nuk marrin analiza të sakta. Devollët po e teprojnë me këtë Laborator i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devollit, e që duket se ka probleme serioze me saktësinë e kryerjes së testit PCR për detektimin e COVID-19. Një personi të cilit i ishte marrë mostra më 26, me datën 27 gusht 2020 kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 sipas rezultateve të laboratorit ‘Medical Laboratory Services’. Pasi në mostrën e pranuar ka prezencë të sekuencave specifike të Corona Cov-2 (Janë detektuar)”, thuhet në dokumentacionin e lëshuar nga laboratori MLS. Mirëpo skandali i dështimit zbulohet jashtë shtetit. Një ditë më pas, më 28 gusht 2020, pasi kishte udhëtuar drejt Austrisë, në analizat e kryera nga institucionet shëndetësore austriake ka rezultuar negativ.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".