Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (6)

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 15:20
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (6)

Në dyert e hyrjes ka pasuar një puthje e gjatë, por ishte i butë dhe më shumë se sa i dëshiruar. – Do të thërras nesër ta shoh si ke udhëtuar. – Më mirë mos. Po shkoj në pushim me një kolege timen dhe me të vërtetë nuk do të dëshiroja që të jem në një situatë që t’ia shpjegoj me kënd po flas për çdo ditë. – Ajo nuk e di për mua? – Askush Blerim nuk e di për ty. Për një moment ai nuk e dinte nëse kjo ishte mirë apo keq, por atëherë më shikoi dhe m’i ledhatoi flokët. – Atëherë pra dëgjohemi kur të kthehesh? – Bën. – Nuk do të jetë aspak e zakonshme për mua që të mos shihemi për shtatë ditë. – Sa me shumë gjëra njeriu duhet të mësohet. Madje edhe me mos thirrjet telefonike. Pasoi edhe një puthje e shkurtë, e më pas Blerimi i lëshua shkallëve poshtë. MST/ Kapitulli i pestë Kishte dëgjuar veturën e tij se si po largohej.

U kthye në dhomën e gjumit dhe u ul në shtrat. Ndjenja e vetmisë e kishte mbuluar. Fizikisht ishte e kënaqur por jo edhe shpirtërisht. Pyetej me veten e saj se pse i kishte thënë Blerimit se nuk dëshiron ta thërrasë derisa ajo është në banjë. Genta nuk ishte arsyeja – ajo grua diskrete kurrë nuk kishte shtruar pyetje të shumta. Më parë i dukej se Ganja po ndërton një mur midis vetes dhe Blerimit, thuajse mbron jetën e saj, përditshmërinë dhe lirinë, të cilën kishte frikë se do ta humbiste dhe kishte dëshirë ta shikonte se sa në të vërtetë do t’i mungonte, sikurse edhe ai asaj. Kishte kaluar mesnata. Autobusi për banjë po nisej në orën tetë të mëngjesit. Gjërat i kishte të paketuara, e po ashtu edhe alarmi ishte caktuar me kohë që të zgjohej, që të bënte një dush, të hante kafjall dhe me një taksi të shkonte te Genta e më pas të shkojnë së bashku në stacion. Kishte fikur dritën, duke dëshiruar që ashtu e lodhur dhe e kënaqur të flinte më shpejtë dhe të shihte ëndrra të bukura. Po kujtonte detaje nga martesa e saj e shkurtër, atyre netëve kur flinte në gjoksin e mashkullit dhe kur besonte se do të jetë e mbrojtur deri në fund të jetës.

Kishte menduar rreth asaj kur mendonte se ishte shtatzënë, kështu që kishte lajmëruar gjithë të njohurit dhe miqtë. Kur e kishte kuptuar se ishte vetëm një çrregullim hormonal, ishte pikëlluar shumë, por përsëri burri ishte pranë saj. E gjatë gjithë asaj kohe, Ganja nuk e kishte idenë se ai kishte një lidhje të fshehtë. Cingëroi telefoni. Nuk kishte dëshirë të ngrihej, por pasi që rrallëherë e thirrnin në telefon dhe atë në fiks, i duhej të shkonte te dhoma e ditës dhe të lajmërohej. Nga ana tjetër ishte Genta. Gjëja e parë që Ganes në mend ishte se mos i kishte ndodhur diçka djalit të shoqes së saj, Metit. (vijon)

(Kosova Sot Online)