Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (9)

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 15:41
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (9)

Kishte shpejtuar që të kthehej në hotel dhe të pinte çaj, e gatshme që krejt në fund ta lexonte atë libër, të cilin ia kishte dhuruar e ëma. Mirëpo, djemtë shumë shpejt e kanë vërejtur. Diçka po shushuritnin, e njëri prej tyre, kishte ecur tutje dhe ishte ulur në tavolinën ku ishte Ganja. Ishte e habitur. – Mirëmbrëma. – Mirëmbrëma. A mund ta di pse je kaq me inat je ulur në tavolinën time? – Kërkoj falje, por nuk mund të përmbahesha. Është e vërtetë se je më e moshuar se sa unë, por je shumë e bukur, kështu që kam dëshirë të njoftohem me ty. Ganja nuk mundej ta kuptonte nëse ai po e thoshte të vërtetën apo vetëm dëshironte ta bënte për vete. – Unë mendoj se nuk është e kulturuar të sillesh me dikë kështu, që mund të ishte nënë për ty. Të lutem që të kthehesh në tavolinën tënde. Me dorë e ka lajmëruar kamerierin por djaloshi nuk kishte lëvizur vendit. Kur kamerieri ishte afruar, i paftuari kishte dashur t’i paguante pijet.

– Vetëm dua ta paguaj pijen time. – Jo, nuk mundem të lejoj ta bësh këtë. Unë paguaj. Kamerieri e njihte mjaft mirë kështu që nuk kishte dëshiruar që t’i kundërvihej insistimit të tij, kështu që vetëm e kishte shikuar Ganen, kishte bërë me krahë si në shenjë pafuqisë dhe ishte larguar. Ganja ishte zemëruar dhe ashtu ishte ngritur dhe ia kishte mësyrë daljes, por vardisësi i ri sa hap sytë e mbyll ia kishte zërë daljen. – Nuk do të shkosh vallë kështu? Nuk është e sjellshme, unë jam bash i mirë dhe po mundohem rreth teje, e ti nuk më dëshiron. Prapa vetes kishte dëgjuar buzëqeshjen e pjesës tjetër të grupit. Nuk kishte frikë, ishin djem krejt të parrezikshëm, por i kishin shkuar në nerva se po bënin shaka thuajse në pyetje ishte ndonjë klinikë. – Largohu nga rruga që të kaloj. – Të paktën ma thuaj si e ke emrin. Pas shpinës së tij ishin hapur shpejt dyert, kështu që e kishin goditur djaloshin e ri dhe e kishin shtyrë nga anash. Një mashkull i gjatë, i fortë kishte kaluar përmes tyre, duke i shikuar. Ganja e kishte kuptuar që buzëqeshja e atyre kishte ndaluar.

– Çfarë po ndodh këtu? Çfarë është kjo. Sytë e tij të kaltër, depërtues, kishin mbetur në Ganen. Iu duk thuajse ia kishte ndalur frymën. Mezi kishte folur. – Asgjë, djemtë qenkan në humor të mirë. – Pak në humor? Ata gjithmonë janë në humor të mirë, por, me sa e shoh kanë edhe pse të jenë. Duke kaluar pranë saj e kishte mahnitur me aromën e këndshme të parfumit mashkullor. Nuk kishte mundur të lëvizte vendit, vetëm me kokë e kishte përcjellë ecjen e tij përreth grupit, thuajse ata kishin parë fantazmën. – Po pini, apo jo? E të nesërmen në ushtrime po dukeni sikur të ishin mace të rrahura dhe ashtu vraponi nëpër terren. Paguajeni llogarinë dhe të gjithë në hotel, për këtë do të flasim më pas ne. (vijon) 

(Kosova Sot Online)