Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (6)

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 15:16
Ngjarje e vërtetë: Ish i dashuri donte të ma shkatërronte martesën (6)

- E di se je e martuar, por ndoshta do të mund të dilnim për kafe diku? Mendoj, vetëm unë dhe ti. Larg syve të kureshtarëve – i trimëruar me sjelljen time. Meti kishte vendosur që të mos humbiste kohë. - Pse jo? E di unë një kafeteri në pjesën tjetër të qytetit, iu përgjigja unë me plot vetëbesim. - Po e shikoj se nuk jam mashtruar në ty – kishte vazhduar me dykuptimësinë e tij, derisa unë epo e shikoja atë dhe kisha kryqëzuar këmbët. Derisa Meti po më pushtonte me shikime, unë po mendoja se po pëlcitja nga lumturia. Ishte mjaft mirë që përsëri të ndihesha e dëshiruar dhe të ndihesha femër. Dy net më pas, Demiri sikurse ta dinte, më tha se duhet të largohej për një udhëtim zyrtar. Dy ditë më pas, Demiri krejt pa dashje më tha se në mëngjes duhet të shkojë në udhëtim zyrtar. Në të njëjtin moment trupi im ishte i mahnitshëm.

Kjo ishte mundësia e hatashme që unë të takohem me Metin. Nuk guxoj ta lë këtë mundësi të më shpëtojë nga puna. Do të mund ta lusja vjehrrën time që të kujdesej për vajzat e mia, derisa të kthehem unë, me arsyetimin se më duhet të qëndroj më gjatë në punë. Ndoshta do të ishte mirë të kem një arsyetim tjetër, që kinse po shkoj te mjeku. Nga hutia as që e kam pyetur Demirin se pse po shkon, apo sa do të qëndrojë. Shpresë, a je duke më dëgjuar mua, apo nuk je këtu – zëri i tij më zgjoi nga ëndrrat. . - Më fal, unë vetëm po mendoja për vajzat. Kjo për faktin se tash enjë kohë askush nuk ka shkuar në shkollë te ato, për informata rreth tyre – po flisja unë sikur të isha një hajn i cili ishte kapur në vepër. Uh, për pak, vetëm edhe Demiri ta kuptojë këtë. Dhe, vetëm kur mendoja se këto mendime do të mund të bëheshin realitet që të nesërmen, trupin im po dridhej i tëri. - Po, ke të drejtë. Do të duhej që sa më shpejt ta vizitojmë kujdestarin e Dorës. Mendoj se kohëve të fundit lënda e matematikës po i shkakton dhimbje koke – në dëshirën time Demiri u pajtua menjëherë. – Më vjen keq që në disa ditët në vijim nuk do të jem këtu. Nëse ke nevojë për diçka, më lajmëro. Ndoshta do të gjesh edhe pak kohë që të shkosh në shkollën e vajzave, më tha me brengën për to, duke u ngritur nga tavolina. - Oh, mos të brengos ky fakt. Këtë do ta bëj që nesër pasdite – po nxitoj t’ia them, derisa mua po më këndonte zemra. Për fat, m’u duk se Demiri nuk kishte vërejtur asgjë dhe në momentin tjetër ai më puthi në faqe dhe më tha se po shkonte në shtrat, sepse duhet të ngrihet herët në mëngjes.

- Thënë të drejtën, kam menduar se për ndonjë arsye do ta refuzosh ftesën time - tha Meti, i mahnitur me shkuarjen time në vendin ku ishim marrë vesh. – Më duhet të them se po dukesh shumë e bukur, si gjithmonë – më tha si sharmant i vërtetë duke më shikuar. - Nuk kuptoj, nuk është aspak gjynah apo mëkat të pimë nga një kafe së bashku, me kolegun e punës, duke ulur krahët, derisa po dukesha shumë e pafajshme.. - Pajtohem me ty, mirë e ke – më tha ashtu, duke më kapur për dore. – E di Shpresë, po ndjej se takimi ynë është akt i së ardhmes. Ti je gjëja më e mirë që më ka ndodhur viteve të fundit. Sa më shumë që po të njoh, aq më shumë po besoj se ne të dy jemi krijuar për njëri-tjetrin - më shikonte me adhurim, e që unë këtë e ndjeja në shpirtin tim. Prekja e tij ishte aq e lehtë, e vetëm shikimi me të cilin më shikonte fliste më shumë se fjalët. - Nuk do të dëshiroja të frikësoj, por që në shikimin e parë mendoj se jam dashuruar në ty – më në fund arriti te fjalët që mua më silleshin nëpër kokë. – Ata sy, ai shikim dhe ajo buzëqeshje, ato flokë… Nuk mund të mohoj se më ke thyer – përfundoi fjalinë, duke dërguar dorën time te buzët e tij. Kur më puthi, në trup po më rritej nxehtësia. Kam ndjerë diçka që kurrë nuk e kisha ndjerë më parë në jetë. (vijon)

(Kosova Sot Online)