Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (18)

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 15:59
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (18)

Pasi që gjatë dimrit kishte shtuar në peshë, rreth tre kilogramë, kishte vendosur që dy herë në javë ta shëtiste qenin e saj, pikërisht pasi që askush nuk e pëlqente dhe ishte paksa i egër dhe kishte hapësirë për ta shëtitur. Një të diel pasdite, ishte veshur me rroba sportive, kishte mbathur atlete dhe kishte shkuar për ta marrë qenin dhe për të dalë në shëtitje së bashku me të. Po kënaqej në aromën e një përroske që kishte aty afër dhe po shikonte lulet që tashmë kishin dalë në sipërfaqe. Disa çifte po kalonin atypari dhe ajo po ju merrte lakmi, sepse ishin të reja dhe të freskëta dhe zëri e zhurma e tyre dëgjohej larg. Një mashkull po shkonte drejt e në të. Kishte ndjerë një ndjenjë aspak të rehatshme, një ndjenjë sikur një femër e vetme hyn në një kafeteri, ku të gjithë janë meshkuj dhe të gjithë ia ngulin sytë. Shëtitja me qenin kërkon shoqëri, sidomos atëherë kur femrat janë në pyetje, kështu që kishte ulur kokën derisa mashkulli i panjohur po i afrohej. Mirëpo, vetëm disa hapa pa u afruar, kishte thirrur emrin e saj.

- Gane? Nuk kishte nevojë fare ta kthente kokën dhe të shikonte, sepse fare mirë po e njihte zërin e saj dhe e dinte i kujt ishte. - Dreni? - Nuk po mund të besoj se të kam takuar këtu. Edhe vetë po e ndiente këtë ndjenjë, por shikimi në të i kishte krijuar dhimbje dhe kishte hapur një plagë të vjetër. Kishte dëshiruar që buzëqeshjen e tij ta kthente me buzëqeshje, madje edhe buzët e saj po dëshironin të qeshnin, por menjëherë kujtoi ato ditë sa kishte vuajtur për të dhe i kishte rënë pishman pse kishte fjetur me të, e ai as që ishte munduar që ta kërkonte. Mu për këtë arsye ishte zemëruar, ishte ftohur dhe zemra e po ashtu dhe zëri, fshehu shkëlqimin e saj dhe pa vullnet po qëndronte para tij. - Ja po shëtis. - Edhe unë ...

- Mirë, më erdhi mirë që të takova. Tung. Kaloi pranë tij, por ai menjëherë u nis në drejtim të saj kështu që asaj iu desh të ndalej. - Gane, prit! Pse je kaq zyrtare me mua? - Më fal, por kam vetëm dhe pak kohë për shëtitje, sepse më duhet të shkoj në shtëpi. - A mundem të shëtisim së bashku? - Më mirë jo. - Gane, a të kam bërë ty diçka të keqe unë që po sillesh kaq ftohtë me mua? O Zot, edhe më pyet madje, por ishte përmbajtur të mos e tregonte mllefin e saj dhe pikëllimin pse pas natës së përbashkët nuk e kishte thirrur më. Iu desh shpejt ta hiqte qafe, pasi që ishte shumë e ligë, sepse për çdo moment kërcënohej nga rreziku ta zbulonte se sa shumë e kishte lënduar. - Natyrisht, nuk më ke bërë asgjë. Dua që për pak kohë të jem vetë. Po sjell vendime të rëndësishme për jetën time. - Cilën? - A të martohem. Më kanë propozuar. E kishte vërejtur se ngjyra e syve të tij ka ndryshuar për një moment, thuajse një perde e hirtë ia mbuloi retinën. Ia ofroi dorën. - Nëse puna është ashtu, të uroj nëse tashmë e ke vendosur që pozitivisht t'i përgjigjesh ofertës. - Faleminderit, natyrisht se do ta bëj. - Po, ashtu edhe ma ka marrë mendja... Atëherë nuk dua të pengoj. Të dëshiroj të gjitha të mirat në jetë. - Edhe unë ty. U kthye me hapa të shpejtë dhe u largua. Po e shikonte duke menduar me vete se çfarë domethënie kishte fjalia "ashtu edhe kam menduar". 

(Kosova Sot Online)