Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (22)

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 17:12
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (22)

Po e shikonte dorën e tij. Ai nuk kishte unazë dhe kishte marrë frymë thellë, kush e di se për çfarë arsye. – Prej nga ti këtu? –Kam ardhur për pushime me një shoqen time. E ti? – Këtu jam me disa miq. – Po, e vërejta këtë. Më nuk kishin çfarë për t’i thënë njëri-tjetrit, vetëm po e shikonin njëri-tjetrin. Ganja kishte vendosur që e para për ta ndërprerë këtë heshtje. – Më vjen mirë që të takova. Mirupafshim. – Vetëm këtë ke për të ma thënë pas pesë viteve? Edhe ky i paska numëruar vitet, mendonte me vete ajo. – E çfarë do të duhej të të them Dren? – Çfarëdo qoftë. Vetëm të mos shkosh kështu. Kishte dëshiruar ta puthte. Afërsia e tij po ndikonte tek ajo, njëjtë sikurse edhe para pesë viteve, megjithëse tani e dinte se nuk guxonte të bënte diçka të tillë.

– Nuk kam çfarë të them. – Tashmë jeni të parrezikshëm për njëritjetrin. Ndoshta së paku do të mund të më tregosh pse kurrë nuk je lajmëruar? – Përse ti nuk më je lajmëruar mua? – Me sa më kujtohet mua, e jam e sigurt se kurrë nuk do ta harroj, më ke thënë se do të më thirrësh porsa të mbërrish në shtëpi. – E kur nuk të kam thirrur, ti ke ecur tutje? – O zot, Gane, çfarë po flet?! – Po flas ashtu si është. Ke mundur të mendosh se më ka ndodhur diçka, se autobusi me të cilin jam kthyer në kryeqytet ka fluturuar nga rruga, diçka, të më lajmërosh e ta shikosh si jam. – Autobusi yt ka mbërritur me kohë dhe gjithçka ishte në rregull. Këtë e kam kontrolluar, kam thirrur në stacionin e autobusëve. Kjo e kishte befasuar, por nuk kishte dashur t’i ofronte mënyrë për t’u arsyetuar. – E përse nuk më kë thirrur kurrë? – Kam menduar se më nuk më dëshiron. Natën e fundit ishte disi e çuditshme, thuajse ke dëshiruar të më thuash diçka, e nuk po mundje. Madje më duket se më ke ftuar në dhomën tënde në atë mënyrë që të përshëndetesh përgjithmonë me mua. – Po, në një farë mënyre po, sepse kam dyshuar se kurrë nuk do të më kërkosh. – Si dy atllarë në një mullar. Duket se gjithçka ishte një keqkuptim. Unë kam menduar se ti ke dikë dhe nuk dëshiron të ma thuash. – E unë kam menduar se për ty jam një aventurë.

Përnjëherë shikimet e tyre thuajse po flisnin se kishin kuptuar gjithçka. Ganja nuk kishte munduar të besonte se për pesë vite rresht kishte gabuar, se vetes i kishte shkaktuar aq shumë dhimbje vetëm, për shkak se nuk e kishte shtruar pyetjen se çfarë do të bëhet në të ardhmen me ta. – Dren, nuk ka kuptim... Më nuk ka rëndësi. – Kur jemi takuar atëherë kur ishe për shëtitje me qen, a ma ke thënë të vërtetën? – Se po martohem? Jo. Të kam gënjyer që sa më shpejt të largoj nga sytë e mi. Të kam urryer, sepse kam menduar se më ke hedhur. – Zot! Kishin heshtur për një kohë. Ganes një dhimbje po i sulmonte zemrën. Iu desh që gjithçka t’ia linte të kaluarës, prandaj e para e theu atë qetësi. (vijon)

(Kosova Sot Online)