Çfarë duhet të bëni që ish i dashuri t’ju kërkojë sërish?

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 09:01
Çfarë duhet të bëni që ish i dashuri t’ju kërkojë sërish?

Pyetja e parë që duhet t’ia bëni vetës është “Pse dua të kthehem tek ai?” Në përgjithësi ne nuk mendojmë se është një ide e mirë që të rikthehemi serish tek ish i dashuri.

Mirëpo, disa nga ju sigurisht që dëshirojnë! Prandaj, me poshtë gjeni disa mënyra me të cilat mund të arrini këtë:

Vajza, ju e dini se gjëja që e bën një mashkull më pak tërheqës është kur ai ju ndjek juve në çdo moment për t’ju treguar se sa shumë ju do. Kjo vlen për të dyja palët. Nëse me të vërtetë dëshironi që të mos e largoni ish të dashurin tuaj përgjithmonë, atëherë mos u bëni toksike.

Nëse kërkoni që ai t’ju rikthehet sërish, duhet të kontrolloni vetën. Jini e sigurtë, e qetë dhe cool. Mos lejoni vetën të lëndoheni dhe t’ju merr malli për të. Në fakt, nuk të prish punë nëse del në takim me meshkuj të tjerë. Kjo mund t’ju sjell disa te mira. Ndoshta do ndiheni më pak e brengosur për faktin që ai ju ka lënë. Po ashtu mund ta bëni atë xheloz. Madje më mirë akoma, ndoshta do të gjeni dikë tjetër që ju pëlqen dhe në këtë mënyrë lejoni ish të dashurin të vazhdojë jetën e tij.

Qëndroni e zënë

Mos rrini në shtëpi dhe të mërziteni për vetën tuaj. Nuk do t’ju bëjë fare mirë dhe është një gjë patetike. Dilni dhe bëni gjërat që gjithmonë keni dashur të bëni edhe pse nuk keni mundur t’i bëni. Shkoni në kurse, mësoni të vallëzoni ose merruni me ndonjë sporte. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni përderisa është diçka që do e bëj që trurin tuaj të jetë i zënë dhe do t’ju bëjë të mos mendoni për ish të dashurin. Nëse jeni femër e sigurtë në vetvete, ndoshta ia do rikthehet sërish.

Kujdesuni për veshjen tuaj

Le të jemi serioz. Meshkujt janë qënie që pëlqejnë anën vizuale. Nëse keni fituar peshë që kur keni filluar lidhjen ose nuk visheni më sikur keni bërë gjithmonë, ka mundësi të bëjë atë që të jetë më pak i interesuar për ju. Kthehuni prap tek vajza që keni qenë më parë, vajza me të cilën ai ka rënë në dashuri. Nëse ju duket se kjo po funksionon, pyesni vetën nëse vërtet e doni ende.

Mblidhni veten

Njerëzit mendojnë se meshkujt kanë dëshirë të jenë beqarë për aq sa kanë mundësi. Ne mendojmë se nuk është e vërtetë. Ka shumë meshkuj të cilët kanë dëshirë të martohen dhe të krijojnë familje.
Këta meshkuj po kërkojnë një femër të pjekur, e cila është e gatshme të marrë përgjegjësit për të krijuar familje. Nëse jeni një person shumë social ose nuk keni një jetë të qëndrueshme, duhet të konsideroni t’i ndalni këto gjëra nëse kërkoni ta fitoni sërish zemren e tij.

Nga ana tjetër, mund të kuptoni se nuk jeni e gatshme për një lidhje të tillë. Pse të ndryshoni për ish të dashurin dhe të mundoheni që ta fitoni prap. Nëse ndiheni më mirë të vazhdoni jetën dhe të gjeni dikë me të cilin ndiheni rehat, pse jo.

Besoni apo jo, ka shumë raste dhe mundësi që ta ktheni ish të dashurin. Nëse keni pasur një lidhje të bukur që nga fillimi, sigurisht që ish i dashuri ua di edhe më shumë vlerën kur nuk ju ka dhe fillon të mendoj se ju ishit e shkëlqyer. Kështu është e mundur që të bëheni bashkë sërish.

(Kosova Sot Online)