E kapa në krevat burrin me fqinjen/ Gruaja: Ajo është shtatzënë, por unë e dua, a ta fal?

  • A.P /
  • 22 tetor 2020 - 20:35
E kapa në krevat burrin me fqinjen/ Gruaja: Ajo është shtatzënë, por unë e dua, a ta fal?

Historitë e tradhtisë janë ndër më të ndryshmet. Një grua 33-vjecare kapi mat burrin me fqinjen, njëkohësisht edhe kolege, e cila ka mbetur shtatzënë.

Pavarësisht se do ta falë burrin, nuk është e sigurt nëse mund t’ia dalë. Për këtë arsye, i ka shkruar një letër psikologes Deidre, ku kërkon këshillë si të zgjidhë këtë situatë.

Letra: Unë shkova për një fundjavë tek nëna ime dhe kur u ktheva në shtëpi, gjeta bashkëshortin tim në krevat me kolegen. Ne kemi qenë bashkë për 8 vite.

Ai është 37 vjec, unë 33. Gruaja tjetër është vetëm 24 vjece, e dobët, me flokë të zeza dhe shumë e bukur.

Ne kemi pasur disa debate rreth tradhtisë në të kaluarën, por e dija që thellë thellë më donte mua. Unë u cmenda kur i kapa bashkë. E nxorra atë jashtë dhe e detyrova burrin të flinte në divan për një javë. Të dy e dinim për këtë grua. Ajo është nënë beqare me një djalë 4 vjec që jeton pranë nesh.

Kemi dalë shpesh darkave me të, kur nëna ia mbante djalin. Ish-partneri e tradhtoi dhe ajo vendsoi të ndahet. Bashkëshorti im i propozoi të punonte në kompaninë e tij që ta ndihmonte.

Ajo e la punën kur i kapa bashkë dhe mendova se gjërat po qetësoheshin. Por më pas dëgjuam se është shtatzënë dhe babai është burri im. Ai është zemëruar me të, pasi i tha se kishte pirë kontraceptivë dhe tani nuk do të ketë përgjegjësi për gruan apo fëmijën. E konsideron tradhtinë si një moment cmendurie duke shtuar se nuk ka ndjenja për të.

Ajo erdhi tek ai, i cili nuk ia doli ta refuzonte. Por unë jam e shkatërruar. E rikthej cdo skenar në trurin tim. E kisha harruar imazhin e tyre në krevat, por tani s’më hiqet nga koka.

E dua atë shumë dhe ai do që të jemi bashkë gjithmonë. Ai thotë se ka bërë gabim që e ka lejuar këtë gjë. Ndërsa ajo del në rrugë me një buzëqeshje dhe vetëbesim në fytyrë. E urr ej. Dua ta fal burrin tim, por se di nëse mundem. A do e heq dyshimin se ai nuk do më tradhtojë më kurrë?

 

(Kosova Sot Online)