Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (33)

  • A.P /
  • 26 tetor 2020 - 17:02
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (33)

Kur do të shikohesha në pasqyrë, do ta shikoja ndonjë plakushë me flokë të thinjur e të parregulluar, gruaja e cila nuk vë grim, gruaja e cila nuk mendon për dukjen e saj të jashtme dhe nuk mendon fare për dukjen, madje aspak. Me këtë thuajse e kishte dënuar veten e saj. Madje edhe Genta kishte provuar që ta kthente në normale. – Të lutem, mos u bëj e tillë, nuk mund të jesh e tillë. Ty asgjë nuk po të intereson. Ja, unë po shkoj t’i blej biletat për në teatër, nesër në mbrëmje shfaqet një shfaqje shumë interesante. – Mos, unë nuk dua të vij. – Por, përse?

– Nuk po më shkohet. Jam e lodhur. Genta nuk po dorëzohej, por në veten e saj ajo nuk po pajtohej me këtë se Ganja gjithmonë do të mbetet e tillë. MST/ Kapitulli tridhjetë e tre Pas tri viteve e gjysmë, Milaimi kishte kërkuar shkurorëzim. Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë ishte në rrugë, e një ditë ishte kthyer dhe i kishte thënë asaj, se me të kishte diçka të rëndësishme për të biseduar. Kishte nxjerrë një zarf dhe nga ai një fotografi – ishin këto fotografitë e tij me një vajzë të re, bionde, nëpër vende të ndryshme. Në njërën prej tyre madje në prapavijë shihej edhe kulla e Ajfelit. Ganja ishte zbehur derisa po i shikonte fotot. – Kjo është Adelina. Është njëzet e nëntë vjeçe dhe e kam njohur në aeroplan. Është stjuardese. Me të jam në lidhje tash e një vit. Ajo vjen me mua në të gjitha udhëtimet e mia, por atëherë kur duhet të punojë. Dua të jetoj me të. Ti nuk je kurrfarë guraje për mua, krejt çfarë kam prej teje është rregullimi i shtëpisë, por për këtë unë mund ta paguaj një ndihmëse. Unë kam shumë vite dhe nuk dua që pjesën tjetër të jetës sime ta kaloj me dikë që nuk ka vullnet për jetë dhe nuk është fare e interesuar për jetën. Do të dhuroj të holla që të jetosh mirë, së paku për dy apo tri vjet, e do të gjej edhe një punë që të përmbushësh vitet e pensionit. Por, ti ende nuk je në të pesëdhjetat, ndoshta do ta gjesh dikë që të përgjigjesh ashtu si je. Mua nuk po më shkon për shtati më. Ka më të reja dhe më të bukura, prandaj kërkoj shkurorëzimin nga ti. Ganja uli krahët, lëshoi fotot në tavolinë dhe u ngrit në këmbë.

– Mirë. Vetëm më duhet t’i kthej gjërat në banesën time. Milaimi kishte mbetur i befasuar që ajo nuk kishte bërë shumë zhurmë për shkurorëzimin. Ganja këtë e kishte kuptuar thuajse dikush i kishte thënë se dëshiron supë për kafjall. Nga njëra anë e kishte ndjerë njëfarë relaksi që të gjitha të hidhurat kishin kaluar, e në anën tjetër e kishte lënduar fakti se ajo femër nuk ndjente asgjë për të. – Ganimete, a mund të pyes diçka? – Po, më pyet Mialim. – Ti mua kurrë nuk më ke dashuruar, apo jo? – Jo, kurrë nuk të kam dashur. – Pse atëherë je martuar për mua? – Isha qyqare. Dhe ishte tepër vonë. – Vonë? Për çfarë ishte vonë? – Për gjithçka. Vonë për gjithçka. Shkoi në kuzhinë dhe kishte filluar ta përgatiste darkën, një të fundit në martesën e saj. (vijon) 

(Kosova Sot Online)