Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (34)

  • A.P /
  • 30 tetor 2020 - 15:37
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (34)

Kapitulli 34

- Ajo që ka ndodhur një herë mund të përsëritet sërish, por nuk është e thënë. Por, ajo që ka ndodhur dy herë, me siguri se do të ndodhë edhe herën e tretë. Genta mundohej që ta argëtonte Ganen derisa së bashku merreshin me gjësendet e Ganes në banesën e saj. - E ke fjalën për martesë? - Po. Ti do të na martohesh edhe një herë, zemër. Ganja mohoi me kokë. - Nuk e besoj. Kush do të më merrte mua, në këtë moshë dhe me dy martesa të dështuara? - Ti vazhdon që të jesh shumë hot, zemër. Vetëm duhet të ndreqesh dhe të dalësh në treg. - Lërmë, Genta! A nuk e sheh se tani edhe pleqtë preferojnë vajzat e reja? E, kush na shikon neve plakave?! - Mos u bëj kaq pesimiste! Genta vërejti se Ganja ishte përmirësuar nga arritja në banesën e saj. Qeshte dhe fliste më shumë. Herë-herë ngjante me atë personin, të cilin ajo e mbante mend derisa punonin bashkë. Milaimi e mbajti premtimin. E punësoi në një bankë jo fort larg shtëpisë, me anë të miqve. Jeta për Ganen filloi të ishte e qetë, të paktën tani nuk ndihej e robëruar në kthetrat e martesës. Më lehtë e kishte që të ishte vet, me veten e saj, sesa vetëm, afër Milaimit.

Ligjëratat e Gentës kishin dhënë fryt, kështu që pas tre muajsh nga ndarja, ajo shkoi te floktari dhe i rregulloi flokët mirë e mirë. Përsëri filloi të mbante preparate kozmetike në banjë, por ishte e sigurt se, të tillë, do ta gjente edhe pensioni, por edhe fundi i jetës. Kapitulli 35 Erdhi vera, së pari për Ganen, si lëneshë të dyfishtë. Dëgjoi që Milaimi ishte duke u përgatitur për një martesë të re, por kjo nuk kishte të bënte me të. Ndihej e lumtur vetëm që nuk ishte më me të. Kishte të drejtë për pushim, por nuk dinte si ta shfrytëzonte atë. Genta e ftoi që ta kalonin verën në Turqi, por Ganja refuzoi, meqë ajo i kishte ftuar edhe disa shoqe të saj, të cilat nuk i pëlqenin.

Në fakt, ajo nuk ishte mësuar me shoqëri. Atëherë, krejt rastësisht i ra në sy një artikull në gazetë ku shkruante se ekipi i Drenit, në fillim të shtatorit, do të shkonte në atë banjën e famshme për stërvitje. Edhe pse menjëherë e hodhi atë gazetë, mendimi rreth Drenit papritmas filloi ta preokuponte, përkundër vullnetit të saj. Pasi që erdhi shtatori, nga ajo sikur foli një zë i panjohur. Kërkoi pushim dhe, nëpërmes një agjencie, rezervoi një vend në banjë. Vetëm pasi u ul në autobus dhe u nis për rrugë, kuptoi se me atë sjellje mundohej ta kompensonte faktin që, shumë vjet më parë, kishte qenë qyqare e vërtetë. (vijon) 


(Kosova Sot Online)