Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të operacioneve estetike (2)
Femrat pas ndarjes me të fejuarin ose bashkëshortin heqin nga gishti unazën dhe e vendosin në një kuti, për të mos e përdorur më.
Por kohët e fundit, shumë femra të divorcuara ripërpunojnë unazën e dhuruar nga ish-bashkëshorti dhe e përdorin sërish për lidhjet e reja ose thjesht për dhuratë.
Kështu një pjesë e mirë e këtyre grave, kryesisht në Britani shkojnë tek argjendari, përzgjedhin modelin dhe krijojnë një unazë ose varëse me po atë material të unazës së martesës.
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të operacioneve estetike (2)Lexoni edhe:
“Shumë gra nuk duan të shesin “unazën e martesës”. Ato ndryshojnë modelin dhe e rivendosin sërish në gisht. Kështu që ne i ndihmojmë klientet për të krijuar një unazë krejt të re ndryshe nga e para nëpërmjet përdorimit të floririt dhe diamanteve që ato kanë”, shprehet një argjendar.
Sarah Knight, 39-vjeç pas ndarjes me ish-bashkëshortin rreth dy vite më parë, me unazën e martesës ka realizuar një varëse.
“Unë mund të përdor unazën dhe diamantet për të krijuar një varëse, të cilën do ia dhurojë vajzës sime për 16-vjetorin e lindjes. Besoj se është diçka e bukur për të ruajtur diçka speciale që kam mbajtur për një kohë të gjatë”, shprehet gruaja.
(Kosova Sot Online)