Ngjarje e vërtetë: Përvoja ime e hidhur me të dashurin bizar (2)

  • 20 January 2021 - 15:45
Ngjarje e vërtetë: Përvoja ime e hidhur me të dashurin bizar (2)

- Shpresoj të mos jem tepër këmbëngulës, kur them se do të dëshiroja të njoftoj më mirë. Do të mund të dilnim për pak ajër të pastër, si thua ti - nuk po dorëzohej derisa Dilja, ndoshta në kërkim të ndonjë fytyre të njohur po shikonte përreth vetes. Pa marrë parasysh se sa shumë dëshiroja të shkoja me Burimin, nuk po mundja vetëm ashtu ta lë vetëm. Por, me sa duket atë mbrëmje fati ishte në anën time. Pothuajse po këndoja kur e shikova Dibranin se si nga ajo turmë njerëzish po depërtonte deri te tavolina jonë. Dhjetë minuta më pas Burimi dhe unë ishim të ulur në bankë para klubit.

Ndoshta nuk po e ndjeja veten mirë, shkaku i gjithë atyre komplimenteve, me të cilat më kishte bombarduar gjatë gjithë natës, dhe se isha e lumtur që po i pëlqej një mashkullit si ai. Ishte dhjetë vite më i vjetër se unë dhe kjo po më imponohej dhunshëm. Burimi dëshironte që të dinte gjithçka rreth meje. Madje i kishte interesuar edhe çfarë më pëlqente të ha. Kur më në fund më kishte puthur, pothuajse isha e dashuruar deri në veshë në të. - Dilja, Burimi është ashtu...- kështu e fillova me vullnet mëngjesin e ardhshëm. - Është aq burrë, i pashmangshëm - përfundova unë me fjalët derisa Dilja me dyshim po shikonte në mua. - Kur vetëm më kujtohet se me çfarë burrecash kam pasur punë deri më tani… - thashë unë plot me vullnet. - Disi nuk do ta vë bast në këtë - më tha këto fjalë derisa po përtypej. - Por, ha omëletën, do të ftohet - më tha. - Jo faleminderit. Sot disi jam shumë e kthjelltë. Vetëm do ta pi këtë kafe - I thashë duke shikuar në ekranin e telefonit mobil.

Mbrëmë Burimit ia kam dhënë numrin e telefonit dhe tani padurim po pres thirrjen e tij. - Mos ma thuaj se je dashuruar?! Po të ishte dikush tjetër në pyetje ndoshta edhe do ta besoja këtë, kështu… - më shikonte me habi mua dhe çuditej pse isha kaq e lumtur. - Pra, ashtu është - e vërtetova duke e ulur kokën - Violeta, çfarë në të vërtetë ti di për atë mashkull pos se është një sipërmarrës privat. Kush është ai? Me çfarë merret saktësisht? Edi, ndoshta mund të jetë edhe i martuar - vazhdoi ajo. - Me të vërtetë je e pamundur. Në vend se të jesh e lumtur si shoqe që je, që shoqja jote përfundimisht e ka gjetur dashurinë, ti sikurse një gjyshe po analizon secilin detaj. Për hir të Zotit, nuk e kam ndërmend të martohem me të - I thashë në të njëjti moment. - Më fal, Dilja, nuk kam menduar ashtu.

Vetëm kam dëshiruar ta kem përkrahjen tënde - ia thashë me një ton paksa më të butë. - Violeta, si nuk po kuptoj. Pikërisht për këtë po t'i them këto. Je shoqja ime më e mirë. Të dua dhe nuk do dëshiroja që Burimi të lëndojë - më tha qetë. - Edhe mos të harroj, Dibrani të përshëndet. Më thotë se i vjen keq që mbrëmë nuk kishte rastin të bisedonte - shtoi. Si jo! Më kanë munguar vetëm edhe fjalët e tij boshe - po mendoja me sarkazëm. Ditëve të ardhshme iu kam përkushtuar mësimeve. Po prisja një provim të rëndësishëm nga i cili po vareshin shumë gjëra dhe me të vërtetë më duhej ta ngrohja karrigen. Mirëpo, e kisha shumë të vështirë që të përqendrohesha në mësim. Fytyra e Burimit pandërprerë po më dilte para syve. Jam e sigurt se si një ditë ai do të më thërras. E shikoja se si po më shikonte, po humbja në mendimet e mia. Kur Burimi as pas një jave nuk më lajmërohej, më nuk isha edhe aq e sigurt në veten time. Nga dita në ditë, po bëhesha më e padurueshme dhe po më mundonin nervat. Dilja me habi po më shikonte se si çdo pesë minuta po shikoja porositë e mija në telefon. Oh të lutem, m'u lajmëro tashmë, çfarë po prêt - isha e padurueshme dhe po flisja me veten.

(Kosova Sot Online)