Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (17)

  • E.K /
  • 13 March 2021 - 15:44
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (17)

"Unë do të dëshiroja që të shtirem se po e tepron pak. Dhe nëse e thua këtë përballë te tjerëve, unë do të shtirem". "Të lutem dashuri. Trashëgiminë po e mban si një pjesë nderi. Unë thuajse fillova të mendoj se je turpëruar". Kjo ishte e vërtetë. Ajo ishte dashur. "Unë nuk do të dëshiroja që dikush të mendonte se nuk gatuaj sepse nuk di, me dëshirë do të dëshiroja te mendoj se nuk dëshiroj". "Arrite qëllimin". Ai e puthi atë me lehtësi ne hundë. "Le te kënaqemi gjate kësaj fundjave, pra, të mbesim pa gjumë dhe ta shijojmë këtë bukuri që na e dhuron natyra" "Unë po mendoja për diçka" "Uh oh." "E tani me dëgjo mirë. Çfarë mendon nëse unë do të hiqja dorë, ta braktis punën pasi ta lind foshnjën"? Ajo e dinte se këto fjalë nuk ishin prej atyre fjalëve që Marku kishte pritur qe ndonjëherë të dalin nga goja e gruas se tij. "Seriozisht"? Adelina e preku barkun e saj më qellim e jo me pahir.

"Po. Po ndihem në panik dhe jo rehat dhe mendoj se kjo është jam brengosur rreth braktisjes se foshnjës". Marku e puthi atë me butësi. "A je e brengosur se dadoja shumë herët do t'i jap çokollatë foshnjës? Apo se gjatë gjithë ditës do t'i dërgojë porosi të shkruara të dashurit të saj, derisa foshnja jone është duke fjetur"? "Unë brengosem për të gjitha këto. Se askush nuk do të kujdeset sikurse unë". Ai ia ngriti lart mjekrën asaj ngadalë dhe e shikoi në sytë e saj te bukur. "Është përfundimisht vendimi yt. Gjithsesi jam i lumtur". "Të faleminderit. Kjo do të thotë shumë për mua". "Por, nëse foshnja është sikurse ti, do të vonohesh shpeshherë për punë". Adelina hapi krahët.

"Më mirë e ke të kujdesesh për të jaran. Nëse foshnja më ngjan mua, do të dëshirosh të më kesh krah mua, kur ajo të rritet dhe të fillojnë debatet". Adelina po shikonte furrën e verdhe në të cilën kishte përgatitur ëmbëlsirat. Ajo kurrë më nuk do ta bënte një të tillë në kuzhinën e bardhë të së ëmës së saj. Për më shumë, ajo kurrë më nuk do ta përgatiste një për Markun. Më mirë ta kishte braktisur punën atë dite. Pse kishte vendosur gjithçka karrierën e saj? Ishte kjo e tëra që mund ta bënte që të mos pëlciste në lot. Teuta vendosi shportën me rroba të palara në dysheme dhe u kthye në kuzhinë, e vetëdijshme me tollovinë e vajzës. "Pse nuk e bëjmë tani", propozoi Adelina.

Ajo dëshironte, kishte nevoje të shkonte tutje. Të krijonte kujtime të reja. Ajo nuk dëshironte që pjesën e mbetur të jetës ta jetonte nga e pushtuar nga një jetë që nuk ekzistonte më. Teuta e nxori një gotë të madhe nga dollapi. "Mirë atëherë. Nëse je e sigurt". "Nuk kam pse të jem në ndejë deri në ora tetë". "Ndejë" e përsëriti Teuta, duke kapur paketimin nga dyshemeja të sheqerit dhe të miellit. "Po, një ndejë për Krishtlindje. Te pronari i "Gatsby's". "Dikush që ishte në shkollë me ta"? "Unë kam luajtur futboll me bashkëshorten e tij". "Nuk mundem t'jua kujtoj kurrë emrat", e pranoi Teuta. "Kishte me dhjetëra vajza në ekipin tuaj të futbollit". "Jo se keni ardhur ndonjëherë në lojë", i tha Adelina. "Vetëm për faktin se ti nuk ke dëshiruar të jemi aty" protestoi Teuta. (vijon)

(Kosova Sot Online)