Ngjarje e vërtetë: Edhe pse jam e ve, kam të drejtë në dashuri (9)

  • 11 March 2021 - 15:45
Ngjarje e vërtetë: Edhe pse jam e ve, kam të drejtë në dashuri (9)

Në fillim tregonte përralla, më premtonte lugina dhe male, e unë i besoja. Kam menduar se do të ndahen, së paku pas asaj ngjarjes kur nëna jote na zuri të përqafuar, e më shumë për faktin se isha shtatzënë. Por, asgjë prej kësaj. Nuk i jepte pesë para as për ndjenjat e mia as të saj. Më shtyri të abortoja. Kam qarë dhe jam lutur, duke i premtuar se do të largohem nga jeta e tij dhe se askujt nuk do t'ia them e kujt ishte foshnja. Nuk më lejoi. Më kërcënoi me humbjen e vendit të punës, dhe këtë jo vetëm në spitalin tonë. E kur e kam bërë këtë, sillej thuajse mezi më njihte. Isha në kulmin e nervave.

Ne ishim nga një familje e çiltër. Të mitë nuk e kishin kuptuar se isha dashnorja e tij, e lëre më se kam abortuar. Më nevojiteshin vite që t'i kthehesha jetës. Nuk mundesh ta imagjinosh si kam mbijetuar. Kam shmangur pjesën e qytetit në të cilin ekzistonte mundësia ta takoj nënën tënde. Pa marrë parasysh sa vdisja prej xhelozisë, më pas u qetësova nga turpi. Së paku të ma kishte thënë një fjalë të keqe kur na zuri ashtu, sikur të më lëndonte me fjalë, do ta kisha më të lehtë. Por jo, u sjell sikurse një damë, që mua më bëri të dukem si një bushtër.

Shkaku i atit tënd dhe traumave që më kishte sjellë, kanë kaluar vitet më të bukura kur duhej të dilja, të argëtohem të gjej një të dashur dhe të martohem me të. Po, ma ka shkatërruar pjesën më të madhe të jetës time. Nuk isha e vetmja unë. Nëna jote nuk i di të gjitha dhe nuk ka pse t'i dijë. Ajo përkujdesej për shtëpinë tuaj, ju ka rritur dhe me krenari e ka varrosur burrin të cilit edhe nuk i ka borxh gjë. I ka dhënë më shumë se sa që meriton. Dhe për këtë arsye tani unë po të them ty: lëre ta vazhdojë jetën e saj ose publikisht do të flas për fytyrën tjetër të babait tënd. Prej këtyre fjalëve ajo u zbeh. Nuk po mund ta besonte, u hodh si një luaneshë në mbrojtjen e nderit të atit. Ishte e gatshme ta akuzonte atë për gënjeshtra. Ajo nuk u dha përnjëherë, në mënyrë të detajuar i fliste për shprehitë e Amirit, të cilat mund t'i dinte vetëm dikush që ishte i afërt me të.

E dinte çfarë pizhame i pëlqenin, cilat parfume përdorte, cilat libra i lexonte. Lunaesha u kthye në shtëpi me bishtin nën këmbë. Kishte qarë për një kohë të gjatë dhe mendonte nëse duhej t'i tregonte për atë që i kishte ndodhur. Erdhi vetëm pas disa ditëve, nga netët pa gjumë, dhe më pyeti: - A është e vërtetë se të ka tradhtuar babai? E gjithë dhoma u shemb mbi mua kur ma shtroi atë pyetje. Menjëherë e kisha të qartë se te kush mendonte, por si e kishte kuptuar? Po provoja ta shmang përgjigjen, por hutia dhe befasia ime ishin përgjigja në pyetje. Nuk kisha forcë ta pyes prej nga kjo informatë.

Marrë parasysh se sa shumë ishte kundër lidhjes sime me Ilirjanin, kisha frikë se gjërat edhe më shumë do të komplikoheshin. Në netët në vazhdim as unë nuk mund të flija. Edhe pse e dhimbshme, vajza ime e kishte pranuar faktin se i ati i saj nuk ishte i përsosur dhe e kuptonte vendimin tim që pjesën tjetër të jetës nuk dua ta kaloj duke kujtuar fotot e Amirit. Udhëtimi im dhe i Ilirjanit për në Egjipt ishte gjëja më e mirë që mund ta kujtoja ndonjëherë. Mikpritja ishte edhe më e mirë. Befasia më e madhe ishte se atje pos vajzës dhe djalit tim, ishin edhe fëmijët e Ilirjanit, që më pritën shumë mirë. Fund

(Kosova Sot Online)