Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (24)

  • E.K /
  • 20 March 2021 - 14:03
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (24)

Unë nuk kam ardhur këtu të jeton në të kaluarën", tha Adelina me sinqeritet. "Kam dëshirë që punoj në lidhjen tonë, nëse edhe ti je për". "Ti je vajza ime. Natyrisht se jam për". Duke u zbutur nga qëndrimet e saj, Adelina ia dhuroi një të puthur nënës së saj në faqe, të cilën as nuk e kishte pritur. "Kalofsh një kohë të mirë e dashur". Adelina e futi kokën në dhomën e ndjesë për t'i thënë mirupafshim të atit të saj, por ai tashmë po gërhiste në karrigen e tij. Ajo vendosi valixhen e saj përreth krahëve të saj dhe iu drejtua derës.

Adelina kishte refuzuar ofertën e Tefikut q ai të vinte ta merrte kështu që ajo mund të rrinte më gjatë. Pjesërisht, ajo kishte dëshiruar që atij t'i linte kohë të rrinte më shumë me miqtë e tij, por më shumë se kaq, ajo ndjeu se shkuarja së bashku i bënte ata më shumë se çift. Ajo me makinën e nënës së saj shkoi në pjesën jugore të ishullit. Shtëpia ishte më afër se sa kafiteria dhe e kishte gjetur me lehtësi. Të kesh një navigacion të mirë në ishullin "Mangrove" nuk ishte gjëja më e vështirë. Ishte shumë më e lehtë në krahasim me disa rrugë të populluara në Londër.

Nganjëherë ajo edhe habitej me veten se si mundet ta gjente veten e saj në një qytet aq të madh si Londra. Megjithëse ajo jetonte atje tash e një kohë të gjatë, ajo kurrë nuk kishte ngarendur që me vete ta mbajë hartën e qytetit. Ajo çmonte thjeshtësinë e ishullit "Mangrove", tash madje në një mënyrë që kurrë nuk e kishte bërë deri më tani. Shtëpia e "Keeler" ishte menjëherë pas këndit. Ishte një shtëpi ku para saj kishin qenë të parkuara shumë makina në bar. E Adelina po shpresonte se Tefiku nuk ishte një prej atyre që kishin parkuar ashtu, duke e dëmtuar barin.

Disi, ajo e ndjente se ai nuk e bënte këtë. Ajo e dëgjoi zhurmën në oborr, por nuk po mund të shihte shkaku i gardhit të lartë. Rrugës për te dera kryesore, ajo e rregulloi fustanin dhe hoqi disa flokë nga fytyra e saj. Më pas mori frymë thellë dhe u nis përpara. Ndeja ishte e zhurmshme, derisa po përhapej nëpër oborr, e po luheshin edhe shumë lojëra. Askush nuk dukej se po e njihte Adelinën, kështu që ajo depërtoi përmes oborrit, me një buzëqeshje në fytyrën e saj, por pa zhvilluar ndonjë bisedë me dikë tjetër.

Ajo e vërejti menjëherë Tefikun, që kishte një lëng në dorën e tij. Ai porsa e pa atë, derisa po kalonte përmes oborrit, pothuajse e shkeli njërin prej djemve, duke e shikuar Adelinën. Duke e parë reagimin e Tefikut, Adelina i lejoi vetes t'i shfaqë ndjenjat e veta, e t mos paraqitej më si ndonjë fantazmë se sa një person. Ndjenja dhe vëmendja që kishte zgjuar Tefiku për të,a të e kishin bërë të ndihej ndryshe. Ao kishte dëgjuar ankesat e turmës, kur Tefiku i kishte braktisur ata për t'ju bashkuar Adelinës në shtëpi. "Jam i lumtur që erdhe" tha Tefiku, duke e puthur në faqe. Ai dëshironte që ta hidhte dorën në belin e saj, por se u ndal te faqja. "Edhe unë" tha ajo me një buzëqeshje. Ajo buzëqeshje e la atë pa frymë. (vijon)  

(Kosova Sot Online)