Ngjarje e vërtetë: Jeta në kafazin e mirësisë (5)

  • E.K /
  • 22 March 2021 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Jeta në kafazin e mirësisë (5)

Në momente të caktuara, Muharremi imagjinonte jetën tonë të përbashkët, i bindur që Nurija e tij nuk do të jetojë gjatë, edhe pse për këtë kurrë nuk kemi biseduar haptas. Kaluan kështu vitet gjatë të cilave diplomova dhe u bëra mjeke e fiziatrisë, dhe të gjitha dituritë e mësuara po i aplikoja në pacienten time. - Nëse më pret, sapo të lirohem, do të martohemi dhe do ta vazhdojmë jetën në shtëpinë tonë në kodër, nga tarraca e së cilës shihet i tërë qyteti, më thoshte duke shikuar nga dritarja kalimin e veturave nëpër rrugën tonë. - Nëse më pret? - përsërita e nevrikosur. 

Asgjë më nuk do të pres, i thashë duke e theksuar fjalën e fundit, sepse tashmë thjeshtë jetoj me ty edhe pa martesë e cila edhe ashtu është vetëm një formalitet? Apo jo? - Mu ai formalitet është pengesë e jetës së duhur, pa marrë parasysh a e pranojmë ne apo jo, e dashura ime! Po të mos të bëja për vete, me siguri do ta gjeje një burrë të mirë të cilin do ta bëje me fëmijë, sepse ne duke pritur, po i afrohemi kufirit të fundit. Unë i kam 47 vjet.

E unë i kam 30! Por, nëse dëshiron pasardhës, nuk duhet të presim. Jam e gatshme edhe për fëmijë jashtëmartesorë. Dhe mos ki frikë për reputacionin tënd sepse emri i babait do të mbetet i panjohur. Dy muaj pas asaj bisede, ndjeva simptomat e para, e pas kontrollimit gjinekologjik, e njoftova Muharremin për shtatzëninë. Po ta dija sa kujdes do të më kushtonte, duke më penguar në punë dhe duke u marrë me ushqimet e mia, nuk do t'i tregoja deri në momentin kur nuk do të mund ta fshihja më barkun. Ndjehesha si një princeshë të cilës i plotësoheshin të gjitha dëshirat.

Në pjesën e dytë shtatzënisë, Muharremi e angazhoi një fizioterapeut, i cili së bashku me ndihmësen shtëpiake para lindjes e morën në dorë kujdesin ndaj Nurijes, e cila kishte nevojë për masazh në mënyrë që sado pak t'i ruheshin muskujt nga atrofia e plotë. Pas lindjes së Sarës, isha femra më e lumtur në botë dhe i kushtoja kujdes gjatë secilit moment të lirë që kisha. Në rritjen e fëmijës u përfshi edhe Muharremi, edhe pse zyrtarisht nuk ishte i regjistruar si baba.

Rrethi ynë i ngushtë i miqve në heshtje e pranoi lidhjen tonë, ndërsa Nurija nuk po shpërbëhej vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe nuk bënte kurrfarë pyetje. Atë pranverë ajo vdiq dhe pas shumë viteve të kaluara në mundime e gjeti qetësinë e saj. U martuam pas gjashtë muajsh, me praninë e vetëm dy dëshmitarëve, ndërsa në shtëpi u shpërngula një vit pas vdekjes së Nurijes. Duke pasur parasysh që ndihmësja shtëpiake preferonte të merrej me punët e shtëpisë, i rekomandova burrit që të punësohem si mjeke. - As mos mendo për punësim, Ariana! Pse do ta prishje statusin tim shoqëror me kërkim të punës në mesin e atyre që nuk kanë mjete për të jetuar.

A po të mungon ndonjë gjë në shtëpi? - më pyeti. -Kënaqësia më e madhe e imja është kur ti më pret në shtëpi, e jam i lumtur që gruaja ime është person me fakultet, dhe aksidentalisht e pranoi dëshirën e tij që të më bindë që të studioj. Pranova. Në moshën 7-vjeçare Sara u bë një vajzë e bukur dhe e mençur dhe u përfshi në shumë aktivitete të lira në të cilat e dërgoja unë, e më së shumti i pëlqente noti. Për këtë arsye çdo verë shkonim në det. Në fillim më pengonte fakti që Muharremi nuk qëndronte më shumë se dy ditë me ne, sepse puna i ishte bërë më e rëndësishmja, por u mësova edhe me këtë. (vijon)

(Kosova Sot Online)