Ngjarje e vërtetë: Jeta në kafazin e mirësisë (8)

  • E.K /
  • 25 March 2021 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Jeta në kafazin e mirësisë (8)

Kaluan ashtu dy javë të aventurës sime verore, kur Agimi më tha me zë të dëshpëruar: - Ariana, jam dashuruar në ty përkundër dëshirës sime! Besoja sesi takimi ynë do të ishte vetëm një aventurë e rëndomtë verore, por tani më duket se nuk do të mund të jetoj pa ty. Do t'i tregojmë burrit tënd çka na ka ndodhur dhe, besoj se ai do të kuptojë. Edhe vet e dija se jetën do ta kisha të vështirë pas përvojës së të qenit femër në përqafimin e një mashkulli të dashuruar, të moshës sime, por nuk mendoja për shkurorëzim. Nuk mund ta lija burrin ndaj të cilit ndjeja një falënderim të thellë, pasi që më kishte nxjerrë nga varfëria.

Po ashtu, nuk mund ta lija vajzën, e cila emocionalisht ishte më e lidhur me të atin, sesa me mua. Pushimi i Agimit me nxënës në kamp i afrohej fundit, kështu që natën e fundit derisa rrija shtrirë afër tij, mendoja rreth fuqisë së epshit, i cili edhe më kishte shtyrë në përqafimin e tij. Mundohesha që, në mendimet e mia, ta arsyetoja vetveten dhe gabimin tim me mosinteresimin e burrit tim ndaj meje, si femër. Për të isha vetëm nëna e fëmijës së tij, dikush për kë ai duhej të përkujdesej, t'i jepte këshilla dhe t'ua ekspozonte partnerëve të tij afaristë si suvenir.

Me shikimin e fiksuar në qiell, nuk doja ta humbja as edhe një moment të lumtur, të tillë që mund të përjetohen vetëm një herë, apo edhe asnjëherë në jetë. Pyetesha, çka do të bënte burri im, sikur ta merrte vesh për këtë. Është e çuditshme, por në ato momente nuk mendoja fare për Sarën, si do të reagonte ajo sikur ta merrte vesh për të bëmat e mia. Në bazë të frymëmarrjes së rregullt të Agimit konstatova se ai ishte duke fjetur, derisa unë isha ende e zgjuar për shkak të shqetësimit të ndarjes, duke shikuar nëpër dritaren e vogël yjet të cilët asnjëherë nuk më ishin dukur aq të afërt sikur atë natë. Isha e vetëdijshme se më duhej të zgjohesha dhe të kthehesha në banesë, e bindur se vajza, e lodhur nga aktivitetet ditore, ishte duke fjetur. Hapa derën ngadalë dhe, me kujdes, zbrita shkallëve, kur më kapi një dorë e cila më shtrëngoi fort. - Erdha që ta tregoja rrugën për në shtëpi - dëgjova e tmerruar zërin e vajzës sime. 

E dija se je këtu, e kam ditur gjatë tërë këtyre netëve, por mu desh që të vija, të më shohësh, meqë përndryshe do të më thoshe se vetëm më është dukur kur të kisha parë duke dalë nga shtëpia - më tha ajo me një zë që i dridhej dhe me ndërprerje, me gjasë duke mi thënë fjalët që i kishte përgatitur më parë. Nuk munda të thosha asgjë, kur Sara foli sërish: - Rri këtu, me dashnorin tënd, meqë neve nuk na duhesh më! Do ta thërras babanë që të më marrë - tha ajo, duke vendosur edhe në emër të babait të saj, derisa unë u mbështeta për kampshtëpize, meqë këmbët filluan që të më dridheshin.

Aty më gjeti Agimi. - Kjo duhej të ndodhte! Tani të paktën e dimë se ku qëndrojmë - më tha ai, i bindur sesi burri im nuk do të më donte më në shtëpi. Muharremi erdhi të njëjtën ditë, pak para darke. Nga qëndrimi i tij pashë se ai kishte marrë vesh rreth gjithçkaje. Në vend të zemërimit të tij, të cilin e prisja, ai mu afrua sikur një të sëmuri, e jo si gruas e cila e kishte tradhtuar. Me sjelljen e tij më detyroi që të bisedonim rreth "incidentit", për çka Sara e kishte thirrur urgjentisht për ta marrë

(Kosova Sot Online)