Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën, tregon studimi

  • E.K /
  • 27 mars 2021 - 09:32
Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën, tregon studimi

Një partner i lumtur jo vetëm që zgjat marrëdhënien në çift, por gjithashtu ju zgjat jetën. Shumica e çifteve do të pranonin se lumturia e bashkëshortit të tyre u sjell gëzim në një farë mase dhe kjo kënaqësi, jo vetëm që mund të sjellë një jetë të lumtur por edhe më të gjatë.

Një studim i ri, thotë se të kesh një bashkëshort të lumtur jo vetëm që shton gjatësinë e marrëdhënieve tona, por edhe jetën tonë. Nuk është çudi që martesa me një person të lumtur ka më shumë gjasa të zgjasë sesa martesa me një person të pakënaqur. Por lidhja e një martese të lumtur me jetën dhe vdekjen është më tepër hutuese.

“Të dhënat tregojnë se kënaqësia e jetës bashkëshortore ishte e lidhur me vdekshmërinë, pavarësisht nga karakteristikat socio-ekonomike dhe demografike të individëve, ose nga gjendja e tyre fizike shëndetësore”, thotë Olga Stavrova, studiuese në Universitetin Tilburg në Holandë.

Stavrova hulumtoi dhe anketoi afërsisht 4,400 çifte në Shtetet e Bashkuara të cilët ishin mbi moshën 50 vjeç. Për deri në tetë vjet, pjesëmarrësit raportuan për kënaqësi të jetës. Në fund të tetë viteve, rreth 16% e pjesëmarrësve qw kishin vdekur më parë kishin raportuar kënaqësi më të ulët të marrëdhënieve, kënaqësi më të ulët të jetës dhe partner që gjithashtu raportonte kënaqësi më të ulët të jetës.

Pas studimeve të mëtejshme, Stavrova zbuloi se rreziku i vdekshmërisë për pjesëmarrësit me një bashkëshort të lumtur u rrit më ngadalë se rreziku i vdekshmërisë për pjesëmarrësit me një bashkëshort të palumtur. Kjo ka kuptim, duke marrë parasysh hulumtimet e mëparshme që kanë treguar se suksesi i karrierës së individëve dhe kënaqësia e marrëdhënieve janë parashikuar nga karakteristikat e disponimit të bashkëshortëve të tyre.

Gjithashtu, kjo do të thotë se edhe e kundërta është e vërtetë. “Nëse partneri juaj është në depresion dhe dëshiron të kalojë mbrëmjen duke ngrënë patate të skuqura përpara TV-së, kështu do të përfundojë edhe mbrëmja juaj,” thotë Stavrova.

Pra, sjelljet e bashkëshortit tuaj mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj dhe cilësinë e jetës me kalimin e kohës. Ne tentojmë të presim kaq shumë nga martesa jonë. Kujtojani partnerit tuaj (dhe vetes) që ju i çmoni dhe i doni, kjo mund të zgjasë afatin e periudhës së muajve të mjaltit dhe gjithashtu jetën tuaj.

(Kosova Sot Online)