Ngjarje e vërtetë: Jeta në kafazin e mirësisë (10)

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 16:33
Ngjarje e vërtetë: Jeta në kafazin e mirësisë (10)

Epoka e re e jetës sonë ka filluar me kthimin në shtëpinë tonë. Vajza më shmangte, e edhe kur të takoheshim, ndihesha sikurse para gjykatësit më të ashpër i cili nuk e dhuron faljen. Sara e ka përfunduar gjimnazin dhe disi sikur për inat, po mësonte shumë, duke kurrë mos dalë nga dhoma e saj., e për krejt çfarë ajo kishte nevojë i drejtohej shërbëtores, të cilës që nga dita e parë ishte e qartë se diçka e keqe midis nesh do të plaste, kështu që kjo kishte shkaktuar një mos-besim midis nesh. Punët e veta i bënte sikurse një makinë automatike dhe me shpejtësi largohej nga shtëpia jonë.

Një situatë e tillë më pikëllonte edhe më tepër, e marrë parasysh se ishte vetëm shërbëtorja më e afërta, kisha vendosur t'i besoj sikurse nënës sime. Rrëfimin tim ajo e ka pranuar me mirëkuptim dhe që nga atëherë lidhja jonë ishte shoqërore dhe e afërt, derisa vajza ime edhe më tutje po na shmangte, duke krijuar një atmosferë të tensionuar. Lidhja jonë shoqërore nuk ka ndryshuar as nga inati i Sarës. Ajo ka regjistruar fakultetin e drejtësisë dhe ishte zhvendosur dhe bashkëbanonte me një shoqe. Që nga ai moment ajo ka kontaktuar vetëm me të atin e saj, i cili tri vite më pas ma bëri me dije se ajo po shkon në Gjermani, për të studiuar.

E kam pranuar këtë vendim pa bërë fjalë, duke u pajtuar me njeriun që ia kisha borxh gjithë falënderimin, i cili kurrë nuk më kishte fajësuar për marrëdhënien e prishur me vajzën e vet. Në moshën e tij të shtyrë shtatëdhjetë e pesë vjeçe, ai kishte gjetur qetësinë derisa po e rregullonte parkun përreth shtëpisë, me të njëjtin vullnet dhe fuqi që dikur i qasej punës së tij. Thënë të drejtën, megjithëse vuante nga sëmundja e sheqerit dhe shtypjes së larë të gjakut, shpesh qëndronte në diell, përkundër vërejtjeve të mija. Një ditë ishte sëmurë dhe në rrugën për në spital vdiq si pasojë e sulmit në zemër.

U shkatërrova, madje nuk po mund të qaja për njeriun i cili në gjithë jetën më kishte bërë vetëm të mira, pasi që kurrë nuk më kishte hidhëruar. Unë tashmë isha në të gjashtëdhjetat, isha tepër e vjetër që të imagjinoj për të ardhmen, por tepër e re që të qëndroj dhe ta pres fundin tim. Isha e shëndoshë, dukesha shumë më e re, isha në gjendje të mirë materiale, dhe nuk isha në gjendje të vendos se çfarë do të bëj me jetën time, pasi që për të parën herë mu desh të merrja vet vendimet. Kjo për faktin sepse Marko me kujdesin e tij, më kishte paaftësuar për një jetë të pavarur, për marrjen e vendimeve. Madje disi isha e shtangur nga marrja pjesë edhe në ndonjë ngjarje humanitare apo punë të ngjashme.

Që të bëj diçka, çfarëdo qoftë, që të tërhiqem nga kjo letargji, që ta gjej daljen. E kisha për detyrë që ta lajmëroj vajzën, e cila nuk erdhi as në varrim. Për një kohë të gjatë kam menduar se si t'ia shkruaj në letër gjithë ato që nuk ia kisha dalë dot t'ia them në katër sy, derisa ajo ishte me neve. Kurrë nuk kishte dëshiruar të më dëgjonte, por isha e sigurt se letrën do ta lexonte. Ishte ky një rrëfim dhe arsyetimet për ato që ishin bërë, për të gjitha vitet e kaluara pranë të atit të saj, njeriun e jashtëzakonshëm dhe të veçantë, njeriut me zemër të madhe, i cili dinte të falte dhe që me mirësinë e tij ma krijoi kafazin nga i cili nuk kishte dalje. Nuk po lutesha për falje. Ishte me rëndësi që t'ia fali vetes sime. Asaj i nevojitej pak kohë që të vendosë që t'i përgjigjet ftesës sime. (vijon)

(Kosova Sot Online)