Ngjarje e vërtetë: Kur u zgjua nga koma ishte njeri tjetër (2)

  • E.K /
  • 07 prill 2021 - 15:03
Ngjarje e vërtetë: Kur u zgjua nga koma ishte njeri tjetër (2)

Shkoni të pushoni. Gjithë natën e keni kaluar në korridor. Ai edhe disa ditë nuk do të ketë vetëdije. Është në duar të mira, mund të jeni të sigurt për këtë. Fëmijët ishin zgjuar kur jam kthyer. Jeta ua kishte përgatitur kafjallin. Kur jam shfaqur në derë, të gjithë ata me kureshtje ngritën kokat lart. - Si është babai - më vrapuan në përqafim. - Është lënduar rëndë, por është i gjallë - u thashë duke i puthur. Jam e sigurt se shumë shpejt ai do të vjen në shtëpi. E tani shpejtoni dhe shkoni në shkollë, sa nuk është bërë ora tetë. Po mundohesha që të mos ndjejnë panik nga zëri im dhe m'u duk si puna më e mençur që të vazhdojnë me rutinën ditore, në mënyrë që të mos frikësoheshin më shumë.

Për frikë dhe dhimbje gjithmonë ka dhimbje, nëse vjen deri te më e keqja. - Si është Astriti - më pyeti Jeta në momentin kur fëmijët u nisën për në shkollë. - Ka lëndime dhe goditje të rënda në tru, që me siguri se ia kanë dëmtuar atë. Se sa të rënda janë, mjekët nuk mundën të ma thonë me siguri. Madje nuk janë të sigurt nëse do të mbijetojë. Po e ndjeja se si lotët po më rridhnin nëpër fytyrë. Edhe pse në disa momente po mendoja se për Astritin nuk kishte vend për ndjenja të ngrohta, përnjëherë m'u shfaq pikëllimi. Ishte e tmerrshme kjo që i kishte ndodhur, askush nuk e meritonte këtë. Kur kishte shkuar Jeta, jam lajmëruar në punë, duke i informuar se edhe një kohë nuk do të mundem të shkoj. Sa do të mungoja, as vetë nuk e dija.

Duke e mbyllur telefonin, fillova ta rregulloj shtëpinë, edhe pse koka po më pëlciste nga lodhja. Më duhet të pushoj, po mendoja me veten time. Shkova në dhomën e gjumit dhe rashë në shtrat. Po provoja t'i mbyllja sytë, por se gjumi nuk po më vinte kurrsesi. Nëpër kokë po më kalonin lloj-lloj mendimesh. Më e keqja ishte ajo se çfarë do të bëja nëse Astriti do të vdiste. Për të tashmë kisha përgjigje. Para se të ndodhte aksidenti unë kisha marrë vendimin që të ndahemi, ishte vetëm çështje ditësh kur do ta bëja këtë. Isha e sigurt se do t'ia bëja disi. Në vend se të mendoja për të ardhmen, e kaluara më nervozonte. Astriti dhe unë jemi takuar krejt rastësisht.

Atë ditë isha marrë vesh me një shoqe që të shkojmë në kinema. Pasi që ajo kishte shumë obligime, ofrova se kush dëshiron t'i blejë biletat. Tashmë bënin thirrje për të hyrë në sallë, e shoqja ime nuk kishte ardhur ende. Po qëndroja aty, duke mos e ditur nëse do të futem e vetme në kinema apo do të kthehesha në shtëpi. Në atë moment e pashë një djalosh se si po afrohej në drejtimin tim, ndërsa që e pyeta? - A të nevojitet biletë - ashtu më erdhi, ndërsa që më shikoi me habi. - Po, më nevojitet. - E kam një tepër. Shoqja ime nuk erdhi - ia shpjegova tij derisa po ia dhuroja biletën. U kap për xhep që ta marrë portofolin. - Ah, lëreni, nuk keni pse ta ma paguani.

Faleminderit - tha shkurt dhe së bashku hymë në kinema. U ul pranë meje, ndërsa që unë gjithë kohën në mënyrë intensive po e ndjeja afërsinë e tij. Nuk po guxoja ta shikoja. Kur përfundoi filmi, u kollit dhe më tha: - A mundem, si shkëmbim për biletën t'ju qeras me një pije. Edhe pse isha e befasuar me ftesën e tij, e kam pranuar atë. Kurrë më parë nuk kam dalë me një mashkull të panjohur. Po mendoja se do të uleshim diku në mes të qytetit, ku do të kishte shumë njerëz, dhe kjo ishte në rregull për mua. Atë mbrëmje Astriti u tregua si djalosh shumë simpatik dhe bashkëbisedues i këndshëm.

Më tregoi ku i kishin jetuar prindërit, ndërsa që ai tash e disa vite po jetonte në Prishtinë dhe punon si shofer në një fabrikë transportuese. Në fund kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe krejt çfarë i thamë njëri-tjetrit gjatë ndarjes ishte: dëgjohemi. Astriti më lajmëroi shumë shpejt dhe më ftoi për një shëtitje në natyrë, e cila përfundoi në një restorant. Takim pas takimi dhe midis nesh lindi dashuria, kështu që pas një muaji kemi vendosur ta kurorëzojmë me martesë. (vijon)

(Kosova Sot Online)