
Lexoni edhe:
Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (2)
Me secilën thirrje apo porosi, dashuria ime po forcohej. Përfundimisht edhe vetes ia kam pranuar: e dashuroja çmendurisht. Pas shumë viteve në pritje u shfaq mashkulli që më ofron dashuri. Kanë kaluar disa javë, e më pas Tomori kishte vendosur të më vizitonte. Më thirri dhe më luti ta rezervojë dhomën në hotel sepse po vjen ta presim bashkë Vitin e Ri. - Nuk vjen në shprehje të vendoseni në hotel. Ftoje te ne, kemi mjaft hapësirë në shtëpi - nëna kishte dëshirë ta njihte.
Askush nuk e imagjinonte se një ditë para se të vinte ai do të përfundoja në spital. Kur ishte ofruar ajo ditë, m'u shfaqën ndjenja që zgjuan shqetësim te unë. - Sa romantike që është kjo! Shumica e çifteve jetojnë bashkë me vite, e nuk njihet sikur ju të dy - tha nëna. Po i gëzohej sinqerisht dashurisë sime. Tomori mezi po priste të më shihte. Shëndeti im nga ditë në ditë po përkeqësohej, kështu që përfundova në spital. Nëna e kishte ftuar në kafe dhe i kishte treguar gjithçka. I kishte thënë se pikërisht ai ishte arsye pse ajo po luftonte për jetën. - Dashuria bën çudinë, e ti me besimin dhe dashurinë tënde i ke dhënë shpresë për një të nesërme më të mirë dhe arsyeja pse ajo dëshiron të jetojë.
Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (2) Lexoni edhe:
Hatri yt ajo po lufton për jetën sikur një luaneshë, ajo dëshiron ta mposhtë sëmundjen. - Përse nuk ma ka thënë? - Kishte frikë se do ta braktisësh - i kishte thënë nëna. Më kishte dhënë shpresë. Tomori kishte mbetur i shqetësuar,e kishte pyetur nënën se sa ishin gjasat për t'u shëruar dhe për t'i mbijetuar sëmundjes. - Për të sëmurit është me rëndësi është ta kuptojnë se nuk janë vetëm. Ajo që kanë nevojë është që njerëzit e dashur të mos ua kthejnë shpinën. Edhe mjekët e dinë se kjo është më me rendësi se sa vetë terapia - i kishte thënë nëna.
Si kishte mundur se unë do ta braktis? Kur mundem ta shikoj? A guxoj vallë të shkoj në spital - pyeti ajo. Ishte qetësuar sadopak kur i kishte thënë se mundej ta vizitonte. Kur atë ditë pas shpinës së nënës dhe vëllait tim e vërejta një mashkull të panjohur, e kam ditur se ishte ai. Ashti i gjallë ishte shumë më tërheqës dhe ndihesha se kam gjetur dashurinë e jetës sime. Nuk mundi të përmbahej gjatë, por ato njëzet minuta sa kishte qëndruar pranë meje, kishte qëndruar skaj shtratit tim, aq sa ta dashuroj gjithë jetës. - Përse nuk më ke treguar - më pyeti. - Sepse kisha frikë se kjo magji do të ndalonte. Ishte ulur pranë meje, po më mbante për dorë dhe po më shikonte me shaminë në kokë.
E ula shikimin poshtë sepse nuk po mund t'i duroja shokut, pikëllimit në sytë e tij. - Je e bukur. Dua të të vizitoj sa më shpesh, do të dëshiroja që kjo midis nesh të vazhdojë. Do të jam pranë teje derisa të shërohesh - më befasoi. Një lot gëzimi u vërejt në syrin tim, e ai ma fshiu atë lot. Kjo ishte hera e parë që e ndjeva prekjen e tij dhe dëshiroja që gjithmonë të mbetet ashtu. Gjithçka përreth nesh ishte mbushur me emocione. Me bisht të syrit e shikova nënën time. Edhe ajo kishte mbetur e prekur me ato fjalë. Mashkulli që më kishte përqafuar në ëndrra ishte pranë meje. Sytë tanë përsëri u takuan dhe kam ndjerë një lidhje të fortë. Thjesht ne po shkëlqenim nga lumturia.
E kam të vështirë ta përshkruaj këtë me fjalë, se çfarë domethënie kishin këto takime me neve. Kur e kam dëgjuar zërin e tij, më hapej një jetë e re. As sëmundja ime më nuk ishte e tillë, nuk ishte e ashpër dhe e frikshme. Por kur Tomori ishte kthyer në qytetin e tij, përsëri më kishin lindur dyshime. - Sa i thjeshtë dhe modest që ishte. Kishte udhëtuar me qindra kilometra vetëm ta shohë vajzën e bukur nga fotografia, e në vend të saj kishte shikuar në mua. Kurrë më nuk do të kthehet - më në fund edhe mikut tim Petritit ia shpreha frikën time. Ende po e ndjeja prekjen e tij duke ma fshirë lotin nga faqja dhe po lutesha që kjo të përsëritej. Po e dëshiroja kaq shumë Tomorin, si asnjë tjetër mashkull më parë në jetën time. (vijon)
(Kosova Sot Online)