Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (4)

  • E.K /
  • 15 April 2021 - 15:52
Ngjarje e vërtetë: Më ndihmoi ta mposht kancerin, por priti ta heq shaminë (4)

 E di edhe ti vetë se kjo nuk është e vërtetë. Thjesht, jeni të lindur për njëri-tjetrin - po më qetësonte Petriti. - Vërtet po mendon ashtu - po dëshiroja ta dëgjoj edhe një herë se Tomori më dashuron. Dhe Petriti m'i përsëriti pikërisht të njëjtat fjalë. - Gjithsecili njëherë të vetme e takon atë të duhurin, e neve na mbetet që t'i njohim momentet e tilla - fjalët e tij po tingëllonin të ngrohta, por edhe të pikëlluara. Për një moment ajo mendoi se Petriti ishte i dashuruar në personin e gabuar. Por, si po vazhdonte të fliste për Tomorin, nuk e kam marrë më shumë në pyetje. - Do të luftoj për jetën! Dua të shërohem për hir të tij, për neve - thashë me vendosmëri. Vetëm shkaku i tij unë nuk isha dorëzuar. Edhe vetëm për hir të tij, disa muaj më vonë, e kam mposhtur sëmundjen. Tomori kishte marrë pushimin vjetor dhe për dy javë ka qëndruar te unë. Duke qëndruar ulur në shtrat ose duke u shëtitur nëpër kopsht, ishim në botën tonë.

Gjatë atyre shoqërimeve bota për ne nuk ekzistonte. Spitali, sëmundjet, vuajtjet, të gjitha këto ishin larg nesh. - E shikon se edhe për ty ekziston dikush. A më beson tani? Dhe pranoje, se ia ka vlejtur të presësh. E, tani me rëndësi është të mos dorëzohesh, të mos heqësh dorë. Do të shërohesh - më buzëqeshi Petriti. I isha shumë falënderuese në përkrahjen. Miku im më i mirë përsëri kishte të drejtë. Me gjithë pikëllimet, e kam gjetur shpirtin tim binjak. Por, Tomorit iu desh të kthehej në punë, e për mua kjo do të thoshte edhe një periudhë kohore vetëm. Përsëri po jetoja për porositë dhe thirrjet telefonike. Edhe pse rezultatet e kimioterapisë nuk ishin të mira dhe më duhej të filloja nga fillimi, nuk kisha frikë, sepse Tomori ishte pranë meje. Bisedonim me orë të tëra dhe nuk po mund ta kuptonim pse po na ndodh kjo. Nuk po pajtoheshim me sëmundjen, e e edhe më pak me pasojat tragjike. - Ta kam lakmi për këtë dashuri kaq të madhe dhe të sinqertë - më tha Petriti kur një ditë më kishte vizituar.

Pse? Ishe ti ai që ma the se secili e ka shpirtin binjak. Jam e sigurt se edhe ti do ta gjesh tëndin - vetëm tani e kam kuptuar se diçka po e mundonte. - Kam frikë se shpirti im binjak ma ka kthyer shpinën - tha i pikëlluar, e unë ende nuk e kisha kuptuar se ai ishte i dashuruar në mua. - Mos fol marrëzira. Pikërisht ashtu dikur kam menduar dhe unë, e më pas sikur një vetëtimë nga qielli Tomori u fut në jetën time. Jam e bindur se diçka e tillë do të ndodh edhe ty - po e inkurajoja. Më nuk po mund ta mendoja jetën pa Tomorin. Kurrë nuk ma kishte thënë, por e ndjeja frikën e tij. Kishte frikë se do të vdisja, e unë as që e kisha ndërmend t'ia lejoja sëmundjes që të na ndajë. Pas kimioterapisë së dytë jemi martuar në spital. Pos familjes, urimet e para i kemi marrë nga stafi i spitalit. Natë të parë të martesës nuk kishte, e as muaj të mjaltit. Kjo ishte larg martesës që e kisha dashur unë, por kjo për neve nuk kishte rëndësi. Kemi besuar se një ditë gjithçka në jetën tonë do të ndryshojë. 

Asnjë nga shoqet e mia nuk pajtohet me këtë thënie - po bëja shaka pas martesës. - Do të kompensojmë gjithçka! Porsa të shërohesh, do të dërgoj ku të duash ti - po më fliste me butësi burri im. Dhe, përsëri Tomorit iu desh të kthehej në qytetin e tij. Kishte dëshiruar që të bartej te unë, kishte kërkuar punë, por derisa ta gjente një të tillë, duhej të jetonim të ndarë. Takoheshim çdo të dytën apo të tretën fundjavë, e pas dy muajve u dha mundësia për ndryshimin e madh. Tomorit i buzëqeshi fati dhe kishte shkuar të fliste për punën e re. gjatë gjithë natës kemi biseduar dhe ishim të lumtur për faktin se nuk do të ndaheshim më. Gjithçka po shkonte në një përfundim të lumtur të dashurisë sonë. Kimioterapia e dytë kishte kaluar mirë, mjekët thanë se analizat janë mirë. sëmundja e rëndë tashmë ishte prapa meje, e mashkulli të cilin e dashuroja ishte duke jetuar me mua. Mu duk se lutjet e mia u plotësuan. (vijon)

(Kosova Sot Online)