Roman dashurie: Ai i vërteti (27)

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 15:54
Roman dashurie: Ai i vërteti (27)

Çfarë kafshe që je ti! Nuk e ke idenë se sa keq më vjen se si gjithë këto vite kam menduar se je i veçantë, se je ndryshe, se isha krenare që je miku im. E ti je një bërllok, bërlloku më i zakonshëm, që je shumë vetjak, i cili ia lejon vetes që dikujt t'ia shkatërron gjithë verën me premtimet e veta dhe me ofertat, e më pas në momentin e fundit, vepron vetëm ashtu si ia thotë koka e vet. Dhe ti po më thua mua diçka? Ti? Prej nga kjo e drejtë, vetëm këtë dua ta di! Kur ajo përfundoi, Rinori e mori fjalën, ia rriti sytë dhe i tha në fytyrë. Peshqiri me të cilin ishte mbështjellë i ra nga trupi dhe Doruntina mezi ia ndaloi syve të vet që të mos e shikojë trupin e tij. - Unë kurrë nuk i kam thënë vetes se jam më i mirë se sa që jam.

I ke ditur të gjitha mangësitë e mija, të gjitha rregullat dhe shprehtë e mija të çmendura, e ke ditur se jam i lig në burrërinë time, se kjo është thembra e Akilit për mua. Unë ty kurrë s'të kam thënë se duhet apo nuk duhet të takohem me dikë, por duhet të dal me të. Kurrë nuk e kam shkurtuar darkën tonë me tentimet e marra dhe me arsyetimet për të shkuar dhe për t'u takuar me dikë tjetër. Unë jam ai që jam para teje. Por, kjo edhe nuk ka rëndësi më. Tash më vjen shumë mirë që nuk kam shkuar në pushime verore me ty. Që në antene parë do të ndodhte kjo e pjesën tjetër të verës do të iknim nga njëri-tjetri dhe mezi do të prisnim që të kthehemi dhe nuk do të shiheshim më. Pasi që ai kishte një mendim të tillë për të, ky mendim nga brenda po e vriste Doruntinën.

Por, e kishte ditur se nuk kishte çfarë për t'i thënë më. Kur ishte veshur, u nis në drejtim të derës. Nuk kishte dashur as të kthehej dhe ta shikonte. Atëherë kur dora e saj e preku rezën e derës, Rinori ia përmendi emrin. U kthye e vetëdijshme se nuk do t'i shiheshin lotët në sy, ndërsa që e gjithë fytyra i ishte mbuluar nga lotët. Por, këtë nuk kishte mundur ta fshihte. Rinori, kur e pa fytyrën e saj, u shtang i tëri. - Përse po qan? - Më vjen keq... për ty, veten time, për gjithçka që ka ndodhur. Më vjen keq dhe po qaj. Kam humbur gjithçka timen dhe kjo më dhemb shumë. Ajo që edhe është më e keqja, ti nuk ke shkuar Rinor, nuk ke udhëtuar, e as nuk jemi grindur. Ti ke vdekur për mua Rinor. Je i vdekur nga ky moment. Si të mos qaj atëherë? Ngadalë është kthyer dhe doli përjashta. Rinori ashtu i zbehur u ngrit dhe po e shikonte te dera, duke provuar ta pranojë vdekjen e tij. (vijon)

(Kosova Sot Online)