Roman dashurie: Ai i vërteti (28)

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 15:52
Roman dashurie: Ai i vërteti (28)

KAPITULLI I NJËZETENJË

Dy ditë të plota nuk kishte dalë fare nga shtëpia. Dreni po e thërriste, nuk po lodhej dot për ta nxjerrë jashtë shtëpisë, pasi që ishte tepër i bindur se diçka nuk ishte në rregull me zërin e saj, po e ndjente atë ftohtësinë në shpirtin e saj, kështu ai dëshironte ta zbute atmosferën dhe të takohej me të. Por, pasi që kishte qëndruar e shtrirë për dy ditë, dy ditë vuajtje, Doruntina u kthye sikurse të mos kishte ndodhur gjë. Përsëri po shkonte në punë krejt e rregulluar dhe e pispillosur, me buzëqeshje në fytyrën e saj, e Dreni përsëri e morri prapë të dashurën e tij. Kaq shpejt është shëruar pasi që nuk i kishte lejuar askujt, madje as Rinorit, që përsëri të hidhej në ushqim, që ta përjetojë përsëri depresionin, e as nuk kishte dëshiruar që ta humbiste besimin në jetë.

Askush nuk ishte aq me vlerë, po mendonte, që t'ia çrregullonte jetën dhe ta nxjerrë nga vetja e saj. Nëse kishte mundur t'i kundërvihej nënës së saj, edhe me Rinorin mund t'ia dilte. Se kishin bërë seks nuk kishte dëshiruar të mendonte. Më të lehtë e kishte ta fuste në dollapin e ngjarjeve për të cilat nuk kishte shpjegim. Ajo e fajësonte vetëm atë, sepse nëse mos shkuarja në det ishte arsyetim për të mos e prishur shoqërinë midis tyre, atëherë pse ndodhi diçka e tillë brenda një dite, kur ata u puthën dhe përfunduan në shtrat. Pikërisht aty po përshtatej edhe fakti se ai kishte dashur ta poshtëronte, kështu që me qëllim i shkoi deri në fund.

Mu për këtë arsye, kishte marrë vendim që nuk do ta lejonte ta kthente nën dhe prej nga me ndihmën e tij kishte dalë nga aty. Nëna e saj ngadalë kishte filluar të komunikonte me të. Njëherë e kishte lutur që t'i blinte 'andol', e në tjetër herë ta shikonte se deri në sa kishte arritur temperatura e saj. Ndoshta edhe nuk ishte ndonjë komunikim, por marrë parasysh se deri më tani nuk kishin komunikuar fare, madje as në dhomë, kjo për Doruntinën ishte një paralajmërim se shumë shpejt do të mund të fillonin edhe të bisedonin.

Mirëpo, nëse do të thosha se ndërprerja e shoqërisë me Rinorin nuk e kishte ndryshuar shumë, do të gënjeja. Zemra e saj ishte zbehur, aq shumë sa që përnjëherë kishte vendosur të shihej sa më shpesh me Drenin.Vetëm një javë pasi kishte fjetur me Rinorin, ajo po rrinte ulur në kafene dhe po pinte kafe me Drenin. Atëherë i kishte thënë se mendon se po shiheshin shumë shpesh me të. - Nuk e kam ditur se kjo po të pengon. Sytë e tij të kaltër u mbushën me lot. Gjatë kohës sa ishin bashkë Doruntina e ka kuptuar se ai kishte disa mangësi dhe disa shprehi që asaj nuk i pëlqejnë, por pasi që kishte më shumë mangësi sesa pasion, e dinte se shumë lehtë do të kalonte mbi to. (vijon)

(Kosova Sot Online)