Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua (6)

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 15:45
Ngjarje e vërtetë: Atë që e dëshiron për vete, nuk ma lejon mua (6)

Më thuaj se çfarë bën pjesën tjetër të vitit? - Shkruaj, fotografoj, bëj pompa, haha - buzëqeshi me zë. - Po, edhe unë po vërej efektet e ushtrimeve tuaja - edhe unë buzëqesha me zë, pasi ishte paksa i dobët në trup. - Eh, mua po më shpenzojnë femrat, i mjeri unë, u ankua duke bërë shaka. - A po a, e ku janë ato femra - e pyeta atë, duke u rrotulluar dhe shikuar rreth vetes sime. - Njëra është këtu - filloi të më vardisej. Nuk mundi ta vërente ndryshimin tim, por frymën time të thellë, besoj se po. - A je për një larje të mbrëmjes? Unë edhe ashtu jam nisur në plazh, por do të vinte mirë të freskohem pak, apo ndoshta burri yt do të vdesë nga xhelozia? - Sa me kënaqësi po e përmend ti burrin tim.

Epo pra, mos të harrosh se je e martuar. Sepse unë ashtu ndikoj te femrat, që i harrojnë burrat e tyre - përsëri buzëqeshi. Ishte kaq simpatik dhe aspak serioz. Dhe, pothuajse nuk e kishte aspak problem se unë isha e martuar. Fillova ta pyes veten time, një kureshtje në mua filloi të zgjohej … Shkuam deri në plazh dhe jemi larë në det, për mua ishte kjo një përjetim i veçantë. Edhe pse asgjë nuk kishte tentuar, në njëfarë mënyre po më vardisej, ashtu siç bëjnë meshkujt e përditshëm gjatë gjithë kohës. Kur jemi kthyer në shtëpi, ishte paksa më serioz. - Ma thuaj, çfarë marrëdhënie ke ti me bashkëshortin tënd? - Të hapur - ia thashë troç. - Martesë të hapur - më pyeti me kureshtje. - Po - ishte kaq mirë t'ia pranoj këtë.

Buzëqeshi. Më pas deri në shtëpinë tonë ai vetëm heshti. Më puthi në faqe kur u ndamë dhe më pyeti nëse nesër do të jem në tarracë kur do të shkoj për t'u larë. Ia vërtetova se po, që ishte një pranim se po pranoj diç më shumë se sa shoqëria. Në mëngjes isha e tëra e dërrmuar, kur shkova në kafiteri. Luani kur e solli kafenë, e vërejta se po mi shikonte kofshët e mija, gjë që kurrë më parë nuk e kishte bërë. Dhe askush përpos meje nuk e kishte vërejtur këtë. E kam pritur atë natë dhe përsëri kemi shkuar për një larje gjatë natës, por kësaj radhe kemi bërë dashuri në peshqir, pranë pishave, që po frynte erë e lehtë. Paksa më preku ndërgjegjja, pasi që ende nuk kisha mundur t'ia them Dautit, por kisha vendosur që t'ia them kur të jemi vetëm. E luanin e habite fakti se si funksiononte kjo te ne. - Vallë ju i tregoni gjithçka njëri tjetrit? Krejt në detaje? - Jo të gjitha detajet, jo për faktin se si ka bërë dashuri me të dashurën e tij, por nuk do ta pyesja. - Me të dashurën e tij - Buzëqeshi. - Sa shprehje qesharake.

A jam unë tashmë djaloshi yt? - Natyrisht, pse a nuk je? - Haha, paramendoje, jam. Buzëqeshi. A do t'ia tregosh të gjitha që i kemi bërë sonte? - Nëse do të dëshirojë… Vetëm… Ai ende nuk di gjë për ty. - Si ashtu, vallë a nuk e ke për obligim t'ia thuash këtë? - Po, vetëm se nuk e para rastin t'ia them deri më tani. Kam dashur që këtë t'ia them që në ditën e parë. - Me të vërtetë? Që atëherë më ke dëshiruar? - Po - tashti edhe unë fillova të qesh. - Si super! - E ti? Kur ke vendosur që të futesh në lidhje me një grua të martuar? - Unë nuk kam paragjykime ndaj martesës, nëse gruaja është "për", edhe unë jam. - Do të thotë se ke përvojë me gratë e martuara? - Një herë, apo ndoshta dy - u përgjigj ai. Përsëri kam ndjerë pak xhelozi, por e dija se mund t'ia dal me këtë, pasi e kam përjetuar këtë me burrin tim. - Por, desha në fakt të pyes se kur ke vendosur që të lëshohesh në lidhje me mua? Nuk ta kam sjellë e as nuk të kam dhënë shkas që ta provosh këtë. - Po mashtrohesh. E kam vërejtur se si më shikon, ndoshta jo që në ditën e parë, por shumë shpejt pas kësaj. Më pëlqente kjo dhe ti po më pëlqeje mua- ma pranoi.

(kosova Sot Online)