Roman dashurie: Ai i vërteti (37)

  • E.K /
  • 29 prill 2021 - 15:51
Roman dashurie: Ai i vërteti (37)

- Nuk ka nevojë, edhe ashtu tërë ditën e kalove me mua. Nuk do të jetë një gjë e tmerrshme të jem vetëm, nëse je duke menduar këtë gjë, nuk jam një vajzë e vogël. - E di që nuk ke frikë, nuk të thashë për këtë arsye që të flesh te unë. Mendoj që nuk është mirë të jesh vetëm, dukesh sikur ke nevojë për dikë. - Kisha nevojë dhe atë shumë. Faleminderit që ti je ai. Por, tani me të vërtetë çdo gjë është në rregull, nëna është më mirë, po rimëkëmbet dhe mundem edhe vetëm, së paku edhe një natë. - Mendova që të bisedojmë edhe për atë që më pyete në mëngjes... U befasua. Pothuajse nuk mund të besonte që Rinori do të ishte ai që do ta përmendte atë punë.

Në lidhje me atë se megjithatë do të mbetemi miq edhe më pas? - Miq? Jo, kurrë unë dhe ti nuk do të mund të mbetemi miq, mendoj se kjo është e qartë. U pikëllua. Do të thotë se dëshironte që të ulej me të dhe t'i thotë se nuk ka nevojë që të shpresojë. - Po, është dashur që ta di se ti nuk do ta ndryshosh mendimin. Por, nuk të fajësoj. Ke të drejtë. Kanë ndodhur shumë gjëra të këqija mes nesh që nuk mund të përmirësohen. - Por, ka ndodhur edhe një gjë e mirë në atë grumbull të gjërave të këqija, apo jo? Po mendonte në seks, por nuk i dukej kjo një gjë me shije dhe interesante për ta përmendur tani, sepse ajo ishte e pikëlluar se nuk do të mbeten miq, e ai ta përmendë edhe një gjë që i kontribuonte kësaj. - Më vjen keq që ka ndodhur. - Keq? Mua jo. Ndoshta është dashur që të ndodhë më herët.

Tani e shikoi me zemërim. Përsëri filloi që ta ofendojë në njëfarë mënyre. - Pse më herët? Që të ishim miq për më pak kohë? Që të shkatërronim gjithçka më herët? Rinori filloi të bëhej konfuz, e më pas buzëqeshi dhe iu afrua. - Ti nuk je duke kuptuar se çfarë po them. Por, kjo nuk po më çudit, kush do të mund të kuptonte kaosin që e kemi krijuar unë dhe ti. Nuk kam menduar se seksi është dashur që të ndodhë në mënyrë që të na ndajë, por që të na bashkojë. Ende nuk je duke kuptuar, apo jo? Ajo e tundi kokën. - Pse mendon që në momentin e fundit hoqa dorë nga pushimi? 

Për shkak të asaj, e di. - Jo, jo për shkak të saj. Edhe vetë e di se nuk kam pasur ndjenja të thella për të, e kisha dashnore sikur edhe të tjerat para saj. Hoqa dorë, sepse e kuptova që atë me qëllim e kam larguar nga jeta ime në mënyrë që të mbetem vetëm dhe që në pushim të shkoj me ty. Në atë kohë u ndave nga i dashuri dhe në kokën time gjithçka përshtatej. Të kam shikuar duke ndryshuar, duke u bërë me vetëbesim, e tërë kohën dëshiroja që vetëm unë të të mbroj, të mos ketë meshkuj të tjerë, por gjithashtu e dija se je duke ikur pa kontroll, nga fakti që dikush të ta formojë jetën. Për këtë arsye nuk kam reaguar. Dhe kur më the se e ke humbur virgjërinë, u deha, të kujtohet? /Vijon/

(Kosova Sot Online)