Roman dashurie: Ai i vërteti (39)

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 16:30
Roman dashurie: Ai i vërteti (39)

Dyert e rënda prej xhami, që ishin shumë antike, përnjëherë u përplasën nga era. Gruaja e re me flokë të zezë dhe të gjatë, e mbushur me plot letra, po dridhej nga frika. Ishte ulur, sikurse edhe secilën mbrëmje tjetër, në punëtorinë e vet, të vetmen të tillë në qytetin në të cilin ajo jetonte. Edhe pse nuk ishte tipike, kalimtarëve u pëlqente, ndërsa që për banorët rrobat e vjetra ishin shumë joshëse, kështu që me gëzim kthenin aty. Kur zemra i kishte ndaluar t'i rrihte, pronarja e re buzëqeshi, nuk ishte mësuar që të reagojë ashtu. Kishte shikuar në dritare dhe në qiell kishte vërejtur retë e zeza se sa me shpejtësi po e pushtonin qiellin. Derisa ishte adoleshente, kishte adhuruar filmat e tmerrit dhe frikës, kështu që një pamje si kjo nuk ishte e huaj për të, dhe natyrisht, nuk ishte ngutur fare që t'i kryejë obligimet e veta dhe të shkojë në shtëpi.

E kur pas dhjetë minutave kishte përfunduar, kishte shikuar rreth e për qark dhe e lumtur kishte bërë me kokë. Shitorja nuk i kishte sjellë edhe aq fitime, por ishte pikërisht e tillë, siç e kishte paramenduar. Dhe, ishte e saj. Vetëm e saj. Ndoshta prindërit i kishin dhënë të holla nga trashëgimia, por ajo, Vlora, kishte menduar të gjitha, kishte gjetur lokacionin e përshtatshëm dhe kishte rregulluar secilën imtësirë. Mbi gjithçka, ajo kishte sjellë një shpirt të ri në rrugicë. Dy muaj rresht ishte munduar që të ndryshonte diçka, që reklama e saj të duket si e re, që njerëzit t'i pranojnë ndryshimet si tregues të dëshirave të saj, që ajo sa më gjatë të qëndrojë aty.

E dinte se në hapësira të vogla vështirë të pranohen fytyrat e reja, sidomos ato të një femre të bukur, midis të njëzetave dhe të tridhjetave, e cila vozit një veturë të shtrenjtë, një xhip "Mercedes". Se ka një banesë në pjesën e shtrenjtë të qytetit dhe duke e përsosur. Tashmë shumë persona e kishin pyetur se pse e kishte zgjedhur atë pjesë të qytetit. Mirëpo, edhe pse të tjerët dëshironin ta dinin këtë pjesë, ajo këtë e mbante për vete. Pjesën intime të saj se dinte askush. Thjeshtë ajo kishte të gjitha dhe nuk kërkonte asgjë prej kësaj. Vetëm ta gjente veten e saj, që të mos e quajnë vajza e pasanikut.

Prindërit e saj dikur ishin sportist të famshëm, e më pas, falë faktit se njerëzit i donin shumë, ata kishin vendosur që të futeshin në politikë. Atëherë e kishin njohur pushtetin, të hollat dhe disa miq të tjerë, nga të cilët Vlorës i vinte mundim. E, për dallim prej saj, Uka, vëllai i saj, pesë vite më i vjetër po kënaqej me faktin duke qenë djali i babait. Gjatë gjithë natës po endej nëpër klube të natës, ditën nëpër kafiteri, e asgjë tjetër nuk po i binte në mend, pos të kënaqej. (vijon).

(Kosova Sot Online)