Ngjarje e vërtetë: Nga koma u kthye si një njeri tjetër (2)

  • E.K /
  • 01 May 2021 - 16:32
Ngjarje e vërtetë: Nga koma u kthye si një njeri tjetër (2)

- Shkoni të pushoni. Gjithë natën e keni kaluar në korridor. Ai edhe disa ditë nuk do të ketë vetëdije. Është në duar të mira, mund të jeni të sigurt për këtë. Fëmijët ishin zgjuar kur jam kthyer. Jeta ua kishte përgatitur kafjallin. Kur jam shfaqur në derë, të gjithë ata me kureshtje ngritën kokat lart. - Si është babai - më vrapuan në përqafim. - Është lënduar rëndë, por është i gjallë - ju thashë duke i puthur. Jam e sigurt se shumë shpejtë ai do të vjen në shtëpi. E tani shpejtoni dhe shkoni në shkollë, sa nuk është bërë ora tetë. - Si është Përparimi - më pyeti Jeta në momentin kur fëmijët u nisën për në shkollë. - Ka lëndime dhe goditje të rënda në tru, që me siguri se ia kanë dëmtuar atë. Se sa të rënda janë, mjekët nuk mund të ma thonë me siguri.

Madje nuk janë të sigurt nëse do të mbijetojë. Kur kishte shkuar Jeta, jam lajmëruar në punë, duke i informuar se edhe një kohë nuk do të mundem të shkoj. Sa do të mungoja as vetë nuk e dija. Duke e mbyllur telefonin, fillova ta rregulloj shtëpinë, edhe pse koka po më pëlciste nga lodhja. Më duhet të pushoj, po mendoja me veten time. Po provoja t'i mbyll sytë, por se gjumi nuk po më vinte kurrsesi. Nëpër kokë po më kalonin llojlloj mendimesh. Më e keqja ishte ajo se çfarë do të bëja nëse Përparimi do të vdiste. Për të tashmë kisha përgjigje. Para se të ndodhte aksidenti unë kisha marrë vendimin që të ndahemi, ishte vetëm çështje ditësh kur do ta bëja këtë. Isha e sigurt se do t'ia bëja disi. Në vend se të mendoja për të ardhmen, e kaluara më nervozonte.

Përparimi dhe unë jemi takuar krejt rastësisht. Atë ditë isha marrë vesh me një shoqe që të shkojmë në kinema. Pasi që ajo kishte shumë obligime, ofrova se kush dëshiron t'i blejë biletat. Tashmë bënin thirrje për të hyrë në sallë, e shoqja ime nuk kishte ardhur ende. Po qëndroja aty, duke mos e ditur nëse do të futem e vetme në kinema apo do të kthehesha në shtëpi. Në atë moment e pashë një djalosh se si po afrohej në drejtimin tim, ndërsa që e pyeta? - A të nevojitet biletë - ashtu më erdhi, ndërsa që më shikoi me habi. - Po, më nevojitet. - E kam një tepër. Shoqja ime nuk erdhi - ia shpjegova tij derisa po ia dhuroja biletën.

U kap për xhep që ta marrë portofolin. - Ah, lëreni, nuk keni pse ta ma paguani. - Faleminderit - tha shkurtë dhe së bashku hymë në kinema. U ul pranë meje, ndërsa që unë gjithë kohën në mënyrë intensive po e ndjeja afërsinë e tij. Nuk po guxoja ta shikoja. Kur përfundoi filmi, u kollit dhe më tha: - A mundem, si shkëmbim për biletën t'ju qeras me një pije. Edhe pse isha e befasuar me ftesën e tij, e kam pranuar atë. Kurrë më parë nuk kam dalë me një mashkull të panjohur. Atë mbrëmje Përparimi u tregua si djalosh shumë simpatik dhe bashkëbisedues i këndshëm. Përparimi më lajmëroi shumë shpejt dhe më ftoi për një shëtitje në natyrë, e cila përfundoi në një restorant.

Vitet e para na kaluan sikurse edhe shumë familjeve të reja. Me gjithë këtë më duhej të blinim edhe banesë dhe të formojmë familjen tone në mënyrë që të mos jetojmë me qira. Shumë shpejtë jeta na u shndërrua në një monotoni, shkuarja në punë, kujdesi ndaj fëmijëve , vrapimi pas obligimeve. Nganjëherë kishim edhe disa grindje, por kjo nuk vërehej edhe aq. Rrogat gjithmonë ju vonoheshin, para shumë punëtorëve qëndronin dokumentet e rregulluara për t'i larguar nga puna dhe përmes grevës po mundoheshin të shpëtonin atë që mund të shpëtohej. Po jetonin nga paga ime me të cilën mezi i mbulonim faturat dhe shpenzimet e domosdoshme. Për çdo muaj po rrëshqisnim në borxhe. (vijon)

(Kosova Sot Online)