Ngjarje e vërtetë: Nga koma u kthye si një njeri tjetër (4)

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Nga koma u kthye si një njeri tjetër (4)

Pas një jave mjekët kishin zvogëluar ilaçet, me të cilat kishin shkaktuar gjendjen e komës dhe për të parën herë Përparimi kishte hapur sytë. Isha e ulur pranë tij, por se shikimi tij ishte krejt si zbrazët. Disa herë kam biseduar me mjekun, por as ai vetë nuk e dinte se çfarë mund të pritej nga Përparimi. E ula kokën në shenjë se po kuptoja. Në rastin e burrit tuaj kam frikë se kjo humbje e kujtesës do të jetë më e madhe. - A mendoni se aspak nuk do t'i kujtohemi, as unë dhe as fëmijët? - Këtë ende nuk mundemi ta dimë. Ndoshta i kujtohen disa detaje para se të ndodhte aksidenti. Por, ka edhe një problem. Ekziston edhe mundësia e të humburit të të folurit.

U shtanga. - Çfarë kufizimesh? Uli krahët dhe nuk më tha gjë. - Këtë do ta kuptojmë kur të vjen në vete. Lotët më rrjedhën nëpër fytyrë. - Po provoj që të përgatitem në krejt atë që mund të dalë nga kjo. - Përgatituni për më të keqen, të tjerat vijnë nga Zoti - dhe e uli kokën. Ka kaluar edhe një javë e tërë, para se në kokën e Përparimit të fillojnë kujtimet. Vajza nuk lodhej kurrë. Ulej në shtratin e të atit dhe po u murmuriste gjithçka, që po i binte në mendje. Në një moment ajo bërtiti: - Nënë, babai po provon që të na thotë diçka. U ktheva në drejtim të Përparimit dhe kam vërejtur ndryshimin në sytë e tij. Kam filluar t'i bëj pyetje të thjeshta, me të cilat mund të përgjigjej me po ose jo. Përgjigjej me uljen e kokës. - Kjo me të vërtetë se është një shenjë e mirë zonjë - m'u kthye mjeku, duke vrapuar me shpejtësi në drejtim të dhomës së Përparimit. Terapeuti fizikal për çdo ditë po merrej me të dhe me ushtrimet e caktuara, në mënyrë që t'i forcoheshin muskujt. Incizimet vërtetuan frikën e mjekut.

Përparimit nuk i kujtohej asgjë para aksidentit. Reagoi me kujtimin e prindërve të tij, pastaj njihte disa shokë, si dhe e pranonte duke bërë shenjë me kokë se s'dinte se çfarë kishte punuar. Po shërohej ngadalë, por përparimet po vëreheshin. Kemi festuar kur për të parën herë ishte ulur vetë, kur kishte folur fjalën e parë. Sikurse një fëmijë i vogël iu desh të mësonte gjithçka nga fillimi. Një ditë, derisa po mundohej që ta kapte pirunin, i shpëtoi një fyerje nga goja. - Shkëlqyeshëm, pasi që po mund të fyesh, shumë shpejt kush e di edhe çfarë mund të thuash - buzëqesha unë derisa ai me shikonte dhe uli kokën. Derisa po i kryeja gjithë ato punë, gjithmonë ndaloja dhe e pyesja Përparimin se nëse ka nevojë për diçka, nëse ai ishte i uritur, i etur apo kishte ndonjë nevojë tjetër. Në një moment më kapi për dorë. - Grua, mua… më vjen shumë ... keq - mezi po i theksonte fjalët.

Mbeta duke e shikuar me habi. Ishte kjo fjalia e vetme dhe e parë që e kishte thënë, pasi që e kishte pësuar aksidentin. U ula pranë karrocës së tij duke ia kthyer me të mirë. - Gjithçka është në rregull. Për asgjë ti mos u brengos. Me rëndësi tani është që ti të shërohesh. E pashë se si lotët po i shkonin nëpër fytyrë. - Ti…sa..shu..m..po …mundo..esh - mezi i tha fjalët duke i ndarë në rrokje. - Edhe ti do ta kishe bërë të njëjtën për mua, apo jo? Qesha unë disi si me zor. - Harroje, nuk është tashti momenti i duhur të flasim për një gjë të tillë. - Fale…minde…ri…t - zëri disi po i ndalonte. Me kujdes dhe butësi e kam ledhatuar nëpër kokë dhe e kam dërguar deri në shtrat. Edhe gjërat më të thjeshta ditore e lodhnin. Pas asaj bisede ai ishte më i vendosur se kurrë që të shërohej.

Tre muaj pas aksidentit Përparimi po mund t'i fliste fjalët ma vështirësi, e fizioterapeuti konsideronte se nëse vazhdon kështu shumë shpejt do ta shohim në këmbë. - Javën tjetër fillojmë të ecim - tha me vendosmëri, derisa po e prekte në shpinë vajzën. - Dikur ishte shofer kamioni. Vallë a do të mundet ta bëjë punën e tij përsëri - po e pyesja veten time, por edhe mjekun. - Edhe për këtë nevojitet shumë mund. Ndoshta është më mirë të mos presim shumë. - Çfarë tha mjeku - më pyeti Përparimi, kur jemi kthyer në shtëpi. - Se përsëri do të vozitësh, nga biçikleta deri te kamioni - po provoja që të nxirrem disi me shaka. Përparimi i pikëlluar e uli kokën. - Kurrë më nuk do të jem njeriu që isha dikur. Fjalët e tij më shtangën. E shikova thellë në sy. - Shpresoj se nuk do të bëhesh. Atë Përparimin para aksidentit kam dashur ta braktis, sepse nuk po mund ta duroja gjithë atë mllef që e kishte rrethuar atë. Je kthyer krejt ndryshe, i ngjashëm me njeriut që e kam njohur, me të cilin isha e gatshme ta ndaj të mirën dhe të keqen. Ngriti dorën dhe më preku faqen. - Kurrë më nuk do të shqetësoj, vetëm më jep edhe një mundësi. Vendosa duart rreth tij, duke ndier se po më mbushej prapë dashuria për burrin tim. FUND.

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN E VËRTETË:

“DIKTATORI NË SHTËPINË TONË”

(Kosova Sot Online)