Ngjarje e vërtetë: Raporti im special me motrën (3)

  • G.G /
  • 12 May 2021 - 12:19
Ngjarje e vërtetë: Raporti im special me motrën (3)

Ndarja e parë ka pasuar me rastin e punësimit. Në rastin tonë ishte e pamundur të gjesh punë të gjesh punë në qytetin e njëjtë. Nuk e kemi përjetuar këtë si diçka traumatike, më shumë për faktin se kishim lidhje të gjata me meshkuj, gjithnjë e më shumë kohë kemi kaluar së bashku, të vetëdijshme se shumë shpejtë do të martoheshim dhe secila do ta krijonte familjen e vet.

Fundjavat detyrimisht i kemi kaluar te prindërit, duke na bindur se si shumë kohë po i kushtojmë njëra tjetrës, e ata po i lëmë anash. E gjitha kjo ishte në shaka, pasi që ishim një familje shumë e lumtur.

Para pesë viteve Ilirjana kishte mbetur pa punë. Kompania në të cilën kishte punuar kishte dështuar. Jo shumë gjatë më pas, bashkëshorti i saj kishte filluar të ankohej, dhe pas një viti kishte vdekur. Sa herë që më kujtohet situata e saj e atëhershme më shtrëngon zemra, e shpeshherë edhe filloj të qaj. E shikon, përfundimisht edhe mua mu dha e mbara.

Të mbetesh pa bashkëshort dhe pa punë në një periudhë kaq të shkurtë kohore, me të vërtetë është e vështirë. Nga një person i lumtur, komunikuese, e dashur, u shndërruar në një person të mërrolur, dhe aspak të vullnetshme.

Me dy fëmijët në shkollë dhe pa punë, aji kishte rënë në situatë të vështirë financiare. Po vuaja së bashku me të, e sidomos pasi që as me mua më nuk kishte vullnet të fliste. Kisha një parandjenjë se edhe Ilirjana ime kishte vdekur, e kjo Ilirjana që po jetonte ishte vetëm një pjesë e asaj që ishte dikur.

E atëherë, krejt papritmas, para dy viteve e gjysmë, ishte lajmëruar një shoqe jona e cila jetonte dhe punonte në Zvicër. - Hej Kaltrina,paramendoje, më ka thirr Anita nga Zvicra, ma ka gjetur atje një punë dhe po më fton atje - erdhi Ilirjana te unë, shumë e lumtur menjëherë pas asaj bisede. . që nga momenti kur kishte mbetur pa punë, nuk e kisha parë më të gjallë.

Po i fton edhe fëmijët e mi, falë Zotit që e kanë përfunduar të mesmen. E bindur se edhe atyre do t'ju gjejë punë - po vazhdonte me të njëjtin ton. Nuk e di se çfarë më ka lumturuar më shumë: fakti që kishte gjetur punë apo pse ishte ngjallur!

Tashmë po mendoja se kush do të mund ta pranonte një person si ajo në punë, e cila në përgjithësi kishte humbur vullnetin për punë. Tashmë isha e bindur se kishte nevojë vetëm për pak nxitje pozitive, që të bëhej përsëri ai personi qç ishte dikur. E kam përqafuar nga lumturia, me plot lot gëzimi. Ajo ma kishte shpjeguar gjithë bisedën e tyre në telefon, duke e rregulluar stilin e flokëve dhe duke rregulluar xhaketën. Tash e një kohë për të dukja nuk kishte rëndësi, deri më tani.

- Kaltrina, më duhet ta rregulloj gardërobën, të gjitha janë të vjetra, më duhet t'i rregulloj edhe flokët! Nuk mundem kështu në punë të re - po vërehej gëzimi në sytë e saj. Mua po më vinte të kërcej nga gëzimi duke e shikuar Meritën time. Tashmë kisha frikë se kurrë më nuk do të jem e lumtur dhe e interesuar në disa gjëra bazike. Ajo po gëzohej shumë ku po shkonte. Si gjithmonë pëlqente klimën e ftohtë dhe borën, e aty ju shkonte ajo, kishte pothuajse gjithmonë borë.

- E shikon, edhe mua përfundimisht më buzëqeshi fati! Vetëm se po më vjen keq që po ndahem prej teje dhe fëmijëve. - Mos të vjen keq të lutem! Do të shoqërohemi tash më shumë se sa kur fizikisht të kisha pranë, e ti vetëm ke vuajtur. Do të komunikojmë përmes internetit, do më dërgosh foto nga ti dhe rrethi yt i ri. - Edhe fëmijët dëshirojnë të shkojnë! Kur më kanë parë kështu të lumtur, do të vinin edhe në Mars me mua, ha-ha-ha! (vijon) 

(Kosova Sot Online)